Nga frika se mund të ketë mungesë të ushqimeve në treg dhe shtrenjtim të tyre, është shtuar numri i qytetarëve nëpër pikat shitëse, ku është rritur blerja e produkteve esenciale.
Përkundër shqetësimit global me coronavirusin, qytetarët e Kosovës nuk duken të shqetësuar shumë me këtë virus.
“Ne populli shqiptar jemi imun ndaj këtyre virusëve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetari Bahri Murishi.
https://youtu.be/tx4nUoyMaSo
“Nuk besoj se më kap ajo sëmundje pasi përdori disa ushqime më origjinale, që janë vendore”, deklaroi qytetari tjetër Pal Gashi, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, është shtuar blerja e produkteve ushqimore. Këtë e thonë jashtë kamerës, edhe menaxherët nëpër pikat shitëse.
“Kryesisht artikuj bazikë dhe higjienikë. Sa u përket artikujve ushqimorë, ata që po shiten më shumë janë mielli, sheqeri, vaji, orizi”, deklaroi menaxheri i një marketi.
Këtë përmes një përgjigje më shkrim, e ka konfirmuar edhe menaxherja e rrjetit të marketeve, ETC, Valentina Bytyqi.
“Po vërehet kohëve të fundit një rritje e blerjeve, rritje po thuajse në të gjitha kategoritë, mirëpo fokusi është kryesisht për produktet esenciale. Blerjet më së shumti janë të orientuara tek produktet esenciale, pra miell, vaj, sheqer, kripë, qumësht etj. etj., gjithashtu edhe për produktet higjienike ka interesim të shtuar”, tha në përgjigjen e saj Valentina Bytyqi.
Ajo tha se deri më tani nuk ka ndonjë informatë se mund të ketë rritje të çmimeve./RTV Dukagjini/Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë