LAJMI I FUNDIT:

U bëri thirrje qytetarëve të mos i shtrëngojnë duart për shkak të coronavirusit, kryeministri holandez e thyen vetë këtë rregull

U bëri thirrje qytetarëve të mos i shtrëngojnë duart për shkak të coronavirusit, kryeministri holandez e thyen vetë këtë rregull

Kryeministri holandez Mark Rutte, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ndërpresin praktikën e shtrëngimi të duave si përpjekje për ta luftuar përhapjen e coronavirusit, por pa kaluar shumë kohë ai personalisht e theu këtë rregull.

Pasi iu drejtua gazetarëve, Rutte u kthye me entuziazëm dhe ia shtrëngoi dorën Jaap van Diselit, drejtorit të qendrës së kontrollit të sëmundjeve ngjitëse në Holandë, që gjithashtu mori pjesë në konferencë, transmeton Telegrafi.

Por Van Disel i reagoi menjëherë duke ia bërë me dije se pa kaluar pak sekonda shkeli rregullin të cilin ai vetë bëri thirrje të që respektohet, e natyrisht se kjo e bërë të qesh kryeministrin holandez. Kohë më parë Rutte kishte propozuar mënyra tjera të përshëndetjes.


“Mund t’i godisnin thembrat apo majat e gishtave të këmbëve, çfarëdo që u bie në ndërmend, por duhet të ndalemi që t’i shtrëngojmë duart”, pati deklaruar Rutte.

Kujtojmë që në Holandë nga e java e kaluara janë konfirmuar 321 raste të prekurve me coronavirus. /Telegrafi/