LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kinez udhëton në Wuhan, atje kishte “shpërthyer” për herë të parë epidemia e coronavirusit

Presidenti kinez udhëton në Wuhan, atje kishte “shpërthyer” për herë të parë epidemia e coronavirusit

Presidenti kinez Xi Jinping ka udhëtuar për në Wuhan, për herë të parë që kur në këtë qytet në pjesën qendrore të Kinës shpërtheu epidemia e coronavirusit, i cili më pas u përhap në mbarë botën.

Xi do të vizitojë në Wuhan mjekët, infermierët, zyrtarët publikë, ushtrinë, policët dhe vullnetarët që kanë qenë në vijën e parë duke luftuar virusin. Ai gjithashtu do të takohet edhe me pacientët dhe banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Reuters, shkuarja e tij në këtë qytet që besohet se brenda tij filloi përhapja e virusit, po ndodh në ditët kur përhapja e virusit në këtë pjesë të Kinës është zvogëluar dukshëm, kurse në pjesë tjera të botës numri i të prekurve është duke u rritur nga dita në ditë siç është Italia, Irani dhe Koreja e Jugut.

Spanja mbyll shkollat dhe universitetet për shkak të coronavirusit, konfirmohen rastet e para në Mongoli dhe Panama – në Slloveni 25 të prekur
Lexo po ashtu Spanja mbyll shkollat dhe universitetet për shkak të coronavirusit, konfirmohen rastet e para në Mongoli dhe Panama – në Slloveni 25 të prekur

Autoritetet kineze ka qenë cak i kritikave të shumta për mënyrën se si në fazën e hershme të epidemisë i ishin qasur coronavirusit, duke fshehur informata dhe tentuar të ulin nivelin e rrezikut – por ishin masat e rrepta përfshirë futjen në karantinë të Wuhanit në provincën Hubei që dhanë rezultate pozitive në parandalimin e përhapjes së virusit.

Në anën tjetër autoritetet lokale në provincën Hubei kanë bërë të ditur se po bëhen gati për “sistemin “e kodit shëndetësor”, me të cilin do t’ju lejohet udhëtimi qytetarëve në vendet me nivel më të ulët të rrezikut nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori