LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku reagon me një shkrim publik lidhur me ato që fliten për të: Jam lindur e rritur në një familje intelektuale, mua nuk më mposhtë asgjë

Morena Taraku reagon me një shkrim publik lidhur me ato që fliten për të: Jam lindur e rritur në një familje intelektuale, mua nuk më mposhtë asgjë
Foto: Morena TarakuInstagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, gjendet shumë shpesh në kronikat e shtypit rozë.

Ajo përflitet për këngët e saj, fotografitë provokuese që publikon në rrjetet sociale e hera-herës edhe për ndonjë skandal.


E zhurma e madhe mediatike e krijuar në krah të saj, duket se i ka shkaktuar lodhje Morenës, e cila së fundmi ka bërë një reagim publik në InstaStory lidhur me këtë çështje.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Taraku ka shkruar se pas shumë kohësh po e merr fjalën të tregojë se kush është dhe se ndjehet krenare për familjen dhe gjërat që ka arritur në jetë.

Morena Taraku kujton kohën e 10 viteve më parë, kur ishte shpallur "Miss Kosova"
Lexo po ashtu Morena Taraku kujton kohën e 10 viteve më parë, kur ishte shpallur "Miss Kosova"

Ajo shkruan se karakter i fortë dhe se shkrimet negative të bëra kundrejt saj nuk mund ta ulin poshtë, ndërsa parashtron pyetje për njerëzit e mbushur me mllef, duke i këshilluar që mos ta bëjnë sepse sipas saj, jeta është shumë e bukur.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

“Mendoj që mjaft folët ju! Unë jam Morena Taraku dhe jam plotësisht e lumtur për çdo gjë që më ka falur Zoti, për familje, për shoqëri e për çdo gjë tjetër. Mua nuk më mposhtë asgjë, sepse brenda meje është një shpirt njeriu që prindërit e mi e kanë ujitur me shumë dashuri, kulturë e kujdes…dhe injorantët nuk më bëjnë përshtypje…Dhe tek e fundit jam vajzë e lindur dhe e rritur në një familje intelektuale në mes të Prishtinës. Kam 10 vite karrierë dhe brenda këtyre viteve kam takuar njerëz që jam falënderuese çdo ditë, sepse njerëzit e mirë më falën kujtime të bukura kurse njerëzit e ligë më falën eksperiencë…Intrigat, shpifjet dhe lajmet që krijojnë për interesa personale mua nuk më pengojnë sepse gazetaria është teh që i jep kahje gjërave siç do botuesi dhe nuk ka interesa tjerë pos klikimeve…Kam një pyetje, pse jeni të mbushur mllef dhe merreni me gjëra të liga, jeta është shumë e bukur”. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori