LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vasfije Krasniqi na bëri të gjithëve të qajmë, duhet t’i sjellim asaj drejtësinë

Kurti: Vasfije Krasniqi na bëri të gjithëve të qajmë, duhet t’i sjellim asaj drejtësinë

Kuvendi  i Kosovës ka mbajtur sot një seancë për shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar sensibilizimit të çështjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Në këtë seancë Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha se Shoqëria kosovare po stigmatizon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.


E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili foli në seancën e sotme, ka bërë edhe një postim në rrjetin social Twitter, ku ka asnjë kriminel nuk është vënë para drejtësisë për krime të luftës që janë kryer në Kosovë.

“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës. Ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë kush janë viktimat, por ende asnjë kryes i veprave nuk ka dalë para drejtësisë. Sot Vasfije Krasniqi-Goodman na bëri të gjithëve të qajmë; ne duhet që t’i sjellim asaj, dhe të gjithë viktimave të luftës, drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Vasfije Krasniqi: Marre për shoqërinë kosovare që na stigmatizojnë që 21 vjet, edhe nga kjo foltore na kanë lënduar
Lexo po ashtu Vasfije Krasniqi: Marre për shoqërinë kosovare që na stigmatizojnë që 21 vjet, edhe nga kjo foltore na kanë lënduar

Vasfije Krasniqi-Goodman, në vitin 2018, ka rrëfyer publikisht historinë e saj në Kosovë, që i kishte ndodhur 19 vjet më parë. Ajo ka rrëfyer për historinë e saj edhe në një seancë të mbajtur në vitin 2019 në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, me temën: ”Viktimat e luftës në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori