LAJMI I FUNDIT:

Tre raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Tre raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë pacientët që u kontrolluan për coronavirus, tre anëtarë familjarë të çiftit nga Dibra janë të infektuar me coronavirus, ndërsa pesë të tjerët janë me rezultat negativ për coronavirus.

“Pacientët pozitiv, nga e premtja, 6 mars, ishin në izolim shtëpiak, ndërsa sonte do të hospitalizohen dhe shërohen në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dyqind persona në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me drejtoreshën e dermatologjisë në Shkup
Lexo po ashtu Dyqind persona në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me drejtoreshën e dermatologjisë në Shkup

Rezultatet negative për coronavirus i kanë dalë personit i cili më 26 e muajit të kaluar ka qenë në Bullgarinë, bashkëshorten e tij, udhëtarit nga Singapori, shtetas i ynë që para tre ditëve është kthyer në vend dhe një person nga Gjevgjelia si dhe një person tjetër nga Dibra./Telegrafi/


Drejtoresha e një klinike në Shkup infektohet nga coronavirusi, rasti i katërt në Maqedoni
Lexo po ashtu Drejtoresha e një klinike në Shkup infektohet nga coronavirusi, rasti i katërt në Maqedoni