LAJMI I FUNDIT:

Verifikim në Listën Zgjedhore kanë kryer 7.500 votues, afati përfundon të mërkurën në mesnatë

Verifikim në Listën Zgjedhore kanë kryer 7.500 votues, afati përfundon të mërkurën në mesnatë

Verifikim në Listën Zgjedhore për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill deri më sot në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së kanë bërë 7.528 qytetarë. Verifikimi publik përfundon të mërkurën në mesnatë, 11 mars. Deri atëherë është e hapur edhe mundësia për verifikim të të dhënave të zgjedhësve, fshirje apo plotësim në
Listën Zgjedhore.

Tani për tani nuk ka informacione sa qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes aplikimit në faqen e internetit të KSHZ-së.

KSHZ-ja rreth kërkesave dhe paraqitjeve të qytetarëve është e obliguar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes rrugës elektronike. Pas padisë GJA vendos në afat prej 24 orëve pas pranimit.


Afati për verifikim në Listën Zgjedhore dhe për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për votim në zgjedhjet e 12 prillit përfundon gjithashtu më 11 mars.

KSHZ-ja është e obliguar në afat prej pesë ditëve (deri më 16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën Zgjedhore ta dorëzojë deri te partitë politike. Partitë, megjithatë, deri më 19 mars parashtrojnë kërkesë për
regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave. KSHZ-ja pas kërkesës së parashtruar vendos me vendim në afat prej dy ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit të KSHZ-së, partia politike mund të parashtrojë padi
deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranim i i vendimit. Gjykata Administrative është e obliguar të vendosë në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të padisë.

Kjo që është risi është që në Listën Zgjedhore prej sivjet do të vendosen të gjithë personat me 18 vjet në ditën e zgjedhjeve.

Në Listën e afateve të KSHZ-së është paraparë, MPB në afat prej një dite nga përfundimi i verifikimit publik të dorëzojë listë të shtetasve të cilët kanë parashtruar kërkesë për lëshim të kartës së re të identitetit apo dokument të
udhëtimit në çfarëdo baze dhe të njëjtat i kanë marrë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e verifikimit publik dhe listë të personave të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. KSHZ-ja të dhënat për ato persona i regjistron në Listën Zgjedhore sipas detyrës zyrtare.

Nga KSHZ-ja theksojnë se në zgjedhje do të mund të votojnë vetëm qytetarët me kartë të identitetit dhe pasaportë të vlefshme. Në të kundërtën ata nuk mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Deri më 17 mars në KSHZ duhet të mbërrijnë edhe të dhënat për personat nga burgjet, në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe MPPS për personat të cilët janë paraqitur për votim në institucione për kujdes jashtë familjare.

Në Listën Zgjedhore në të cilën do të kryhen të gjitha ndryshimet të cilat kanë dalë nga verifikimi publik, të shtypura në formë të ekstrakteve, KSHZ-ja e përfundon më së voni deri më 23 mars. Listën e përfunduar zgjedhore e
nënshkruan më së voni deri më 2 prill, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori