LAJMI I FUNDIT:

Partitë opozitare dorëzojnë kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit Reka

Partitë opozitare dorëzojnë kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit Reka

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës Mocionin për Interpelancë me ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Çështja ka të bëjë me deklaratën e ministrit Reka, i cili në një prononcim të mëhershëm, derisa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, propozonte që t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.


“Grupet tona parlamentare konsiderojnë që deklarata e Ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e ministrit për Integrimin Evropian”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori