Bebe Rexha shijoi një darkë me një mashkull misterioz në restorantin “Delilah” në Los Angeles të shtunën në mbrëmje.
Këngëtarja 30 vjeçare, ishte e veshur në të zeza, teksa me shokun e saj mbanin duart vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.
Vëmendjen komanduese, këngëtarja me vendbanim në New York e zhvendosi te format e saj trupore, duke qenë se kishte veshur një palë pantallona të ngushta ngjyrë të zezë, të cilat bënin që linjat e saj të viheshin në pah.
Krijuesja e hitit “Meant to be” kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme me taka, me çka bëri që dukja e saj këtë natë të ishte edhe më tërheqëse.
Me flokët e saj të shkurta bionde, Bebe – emri i vërtetë i së cilës Bleta, zgjodhi të aplikonte shumë pak makijazh në fytyrën e saj.
MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk kanë marrë përgjigje.
Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do të bëj me ta. Nuk me intereson kush është. Unë jam në energji të mëdha për momentin”.
Në një intervistë për Revistën e famshme NYLON vitin e kaluar, Rexha u shpreh: “Ndonjëherë ndjej se jam aq mashkullore në jetën time të përditshme. Dhe kur kthehem në shtëpi, do të dëshiroja të mos e mbaja lart këtë mur. Dua dikë të kujdeset për mua, sepse unë ndjehem sikur jam duke u kujdesur për të gjithë rreth meje. Do të më pëlqente të kujdesej për mua dikush”.
“Po, mendoj se i tremb burrat. Ndihem sikur të gjithë kanë frikë nga unë, djem dhe vajza. Sepse më pëlqen të them gjëra, dhe ata kanë frikë se do të them diçka për ta”, kishte thënë Bebe Rexha kur ishte pyetur nga revista se pse ende nuk ishte në një lidhje.
Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen pak kohë pasi ajo diskutoi në detaje çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar gjithçka në bordin e saj të ëndrrave.
Këngëtarja me famë botërore zbuloi diagnozën e saj të saktë gjatë një interviste për revistën e famshme SELF, në edicionin e muajit mars: “Ky ishte momenti im për të qenë e vërtetë. Unë thjesht vendosa ta bëj këtë sepse isha si: ‘Unë nuk dua të burgosem nga mendimet e mia se nuk jam normale ose se jam çmendur’”.
“[Ilaçet] nuk e heqin plotësisht trishtimin ose ankthin, por ndihem shumë më mirë. Më kanë ndihmuar të jetoj një jetë më të ekuilibruar, më pak ulje dhe ngritje”, ka thënë Bebe Rexha, duke mos e mohuar konsumimin e anti-depresantëve gjatë jetës së saj.
Ajo pranoi se është ende ‘e trembur nga gjithçka’, por tha se ilaçi për çrregullimin bipolar i ka ndihmuar asaj të balancojë frikën: “Nuk mund të besoja se njerëzit mund të ndjeheshin më mirë pas përdorimit të medikamenteve”, ishte shprehur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLarg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City