Sot (e diel) në mbarë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Në një ditë si kjo kujtohen sakrificat e femrave ndër vite për të kërkuar të drejtat e tyre dhe trajtimin e barabartë.
Njerëz të shumtë zgjedhin që në një ditë si kjo të urojnë nënat e tyre, bashkëshortet, motrat apo edhe vajzat e tyre.
Festa e 8 marsit është më e ndjeshme për bukuroshen Morena Taraku, e cila në një ditë si kjo kujton gruan që nuk e ka pranë prej shumë vitesh, nënën e saj.
Ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të rrallë nga fëmijëria, ku shfaqej duke pozuar krah nënës, teksa në mbishkrimin e imazhit nuk i kursente fjalët e ëmbla për personin që aq shumë i mungon.
“Urime 8 marsi, s’ka kush tjetër e zëvendëson vendin tënd në këtë ditë pos teje, shoku besnik i jetës time ti o Nënë”, shkroi Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Më pas, ajo publikoi një fotografi tjetër nga rinia e nënës së saj, Luljetës, e cila u nda nga jeta në moshë të hershme.
Morena e shoqëroi këtë portet me fjalët: “E bukura ka vetëm një emër dhe ajo je ti”.
Dhe për fund, modelja dhe këngëtarja e njohur pati një lutje ndaj Zotit, teksa iu drejtua fansave që nuk e kanë nënën me një këshillë.
Ajo u këshilloi atyre që në një ditë si kjo të përqafojnë prindin tjetër, sepse prindërit janë bekimi më i madh që kemi.
“E ty Zot i dashur të kërkoj një nder…Mund ta përqafosh nënën time e t’i thuash që është nga unë…Atyre që sot iu mungon nëna në shtëpi, ikni e përqafoni babanë ashtu siç bëra unë gjithmonë”, ka shkruar Morena Taraku. /Telegrafi/
“Lule” – kënga nga viti 2016 që Morena Taraku ia dedikon nënës së saj:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze