LAJMI I FUNDIT:

Bernie Sanders thotë se Joe Biden mund të mposhtë Donald Trump

Bernie Sanders thotë se Joe Biden mund të mposhtë Donald Trump

Kandidati për president nga radhët e demokratëve Bernie Sanders tha që konkurrenti i tij, Joe Biden, mund të mposhtë presidentin Donald Trump në nëntor, por shtoi se ai do të ishte kandidati më i fortë për zgjedhjet e përgjithshme.

“Ne jemi kandidatët më të fortë për të mposhtur Donald Trump, por ju nuk më keni dëgjuar kurrë duke thënë se Biden nuk mund ta mposht Trump”, u tha Sanders gazetarëve në Phoenix, Arizona, ndërsa hipi në një aeroplan për të bërë fushatë në Michigan, transmeton Telegrafi.

Sanders tha që ai synon të nënvizojë dallimet midis tij dhe Biden-it. Ai renditi politikat që ai kundërshtoi dhe Biden mbështeti,të tilla si politikën që ndaloi njerëzit homoseksualë të shërbenin në ushtrinë amerikane, dhe Amandamentin Hyde, i cili ndaloi përdorimin e fondeve federale për të paguar abortin.


Pasi humbi 10 nga 14 shtetet në ‘Super të Martën’, Sanders po mundohet të fitojë forca në Michigan.

Sanders pati një fitore të ngushtë ndaj Hillary Clinton në zgjedhjet e demokratëve në vitin 2016. Michigan do të jetë kritik për aftësinë e tij për të kapur Joe Biden.

Sanders shtoi se ai do të mbështeste Biden nëse ish-nënkryetari bëhet kandidat potencial në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë kam thënë që nga dita e parë kur u njoftua se do të mbështes të nominuarin demokrat. Dhe unë do të mbështes Joe Biden, “tha Sanders. “Joe Biden ka treguar se ai do të mbështesë të nominuarin demokrat dhe do të mbështesë Bernie Sanders”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori