Thirrja e një takimi të përbashkët të të gjithë liderëve të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, ka thelluar garën për primat politik mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti. Në këtë takim, të dy liderët institucionalë po pretendojnë se do të bisedohej rreth përfaqësimit të Kosovës në procesin e dialogut politik me Serbinë.
Kryeministri Albin Kurti tashmë u ka nisur ftesa të gjithë liderëve të institucioneve dhe atyre të partive politike në pushtet e opozitë, për t’u takuar dhe diskutuar për dialogun. Por, edhe presidenti Thaçi ka deklaruar se ai do t’i ftojë liderët politikë në një takim për të diskutuar për mundësinë e unifikimit të qëndrimeve politike për dialogun me Serbinë.
Nismat e tilla, që po shihen edhe si garë për të marrë primatin politik, sipas analistëve politikë në Prishtinë, po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në dialog dhe në politikën e jashtme.
Analisti politik Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht në spektrin politik shihet një polarizim i skajshëm si në rrafshin e drejtuesve të institucioneve, e po ashtu edhe brenda partnerëve të koalicionit qeverisës.
“Pse po ndodhin këto brenda vendit, kjo ka të bëjë edhe me një mosrespektim të vet detyrave kushtetuese të cilat i kanë liderët institucionalë. Pra, ka një tendencë që të marrin më shumë fuqi sesa që u ka garantuar Kushtetuta – po flas për aspektin e politikës së jashtme”, tha Krasniqi.
Kushtetuta e Kosovës, por edhe Gjykata Kushtetuese, sipas Krasniqit e kanë sqaruar se kush duhet të udhëheqë me procesin e dialogut si dhe me politikën e jashtme.
“E dyta, kush duhet të jetë personi që do të ftojë liderët për një unitet – këtu do të duhej që presidenti i vendit, i cili ka mandat për të përfaqësuar një unitet të popullit, të jetë figura e cila e unifikon gjithë spektrin politik dhe jo figura që i kontribuon përçarjes së mëtutjeshme”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se çështja se kush mund të ftojë në një takim liderët për një unitet, duket si problematikë teknike, nëse krahasohet me atë se sa është e rëndësishme që të veprohet më shpejt në këtë drejtim.
“Duhet të largohemi nga deklaratat për konsum të brendshëm ditor, nga gara e politikës së brendshme dhe të kemi një fokusim të liderëve institucionalë drejt ndërtimit të një uniteti, një strategjie të qartë të shtetit të Kosovës, si në bisedimet me Serbinë apo politikën e jashtme”, tha ajo.
Sipas Jeta Krasniqit, lidershipi në Kosovës, vazhdon të jetë i fokusuar në sigurimin e poenëve politikë për vete, duke dështuar të respektojnë kompetencat e secilit institucion dhe përmbushjen e përgjegjësive që kanë.
“Liderët mund t’i mbledhë (në një takim) secili, edhe presidenti. Ne kemi parë edhe në të kaluarën që presidenti i ka ftuar liderët partiakë për çështje të ndryshme, për të tejkaluar ndoshta kriza politike të cila janë prodhuar nga partitë politike. Ne e dimë që institucioni i presidentit është ai që përfaqëson unitetin e popullit dhe që duhet të garantojë funksionimin e institucioneve kushtetuese në vend”, tha Krasniqi.
Sipas analistëve, do të ishte e dëshirueshme për Kosovën që të ketë një pozicion të unifikuar dhe një ekip gjithëpërfshirës në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.
Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve, aktualisht është i bllokuar. Që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, Beogradi nuk ka pranuar më të ulet në tavolinën e bisedimeve.
Përderisa Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë për vazhdimin e dialogut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar angazhimin e tyre në këtë proces, përmes të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.
Por, edhe në këtë rast, është kërkuar që Qeveria e Kosovës fillimisht të shfuqizojë taksën doganore ndaj importeve nga Serbia. Kërkesës së tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur me propozimin për shfuqizimin e pjesshëm, hap pas hapi të taksës, duke filluar me heqjen e tarifave për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars. Kurti ka deklaruar se nëse Serbia do të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, atëherë taksa do të hiqej plotësisht nga data 1 prill.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUra e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar