LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk godet kritikët që thonë se Liverpooli do ta mbyll sezonin vetëm me titullin e Ligës Premier

Van Dijk godet kritikët që thonë se Liverpooli do ta mbyll sezonin vetëm me titullin e Ligës Premier

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk është përkujdesur që t’i godasë kritikët e Liverpoolit këtë sezon, duke thënë se klubi është në rrugën e duhur drejt trofeve.

Reds ishin shumë të mirë për gjysmën e parë të sezonit dhe deri në shkurt, ata ishin akoma të pamposhtur në Ligë Premier dhe ishin ende në garë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.


Ata po kërcënonin ta mbyllnin sezonin si të pamposhtur,  ashtu edhe fitimin e tripletës, por ekipi i Jurgen Kloppit ka luftuar javët e fundit dhe ka humbur tre nga katër ndeshjet e tyre të fundit.

Chelsea nënshtron Liverpoolin dhe vazhdon në çerekfinale të FA Cup
Lexo po ashtu Chelsea nënshtron Liverpoolin dhe vazhdon në çerekfinale të FA Cup

Ata u befasuan 3-0 nga Watford në Ligën Premier duke shijuar humbjen e parë, Chelsea i mposhti dhe i eliminoi nga Kupa FA në mesjavë, ndërsa u mposhtën edhe në Ligën e Kampionëve nga Atletico në ndeshjen e parë.

Me gjithë suksesin e tyre këtë sezon, ka pasur kritikë që thonë se do të ishte një sezon i dobët nëse ata thjesht fitojnë Ligën Premier, dhe këtë nuk e ka pritur aspak kapiteni Van Dijk, i cili ka goditur kritikët me fjalët e tij.

“Të përfundojmë vitin vetëm me Ligën Premier? Vetëm? Është thjesht një gjë e vogël? Ne gjithashtu fituam Superkupën dhe Kupën e Botës për klube”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Goal.

“Në jetë, ka njerëz që nuk janë gjithmonë të kënaqur. Ata gjithmonë kërkojnë gjëra negative në jetë. Ky është realiteti i vetëm”.

“Ose do të mendoni për këto gjëra ose të vazhdoni me to dhe të vazhdoni me atë frymë negative, ose thjesht përqendroheni në gjërat e mira, dhe përfundimisht po përqendrohem në gjërat e mira. Ne jemi në një situatë shumë të mirë”.

“Jemi afër asaj që ne të gjithë shpresojmë të arrijmë. Le të shkojmë përpara, ta shijojmë”.

Shkaku i coronavirusit – Liverpooli mund të festojë titullin e Ligës Premier në Anfieldin me dyer të mbyllura
Lexo po ashtu Shkaku i coronavirusit – Liverpooli mund të festojë titullin e Ligës Premier në Anfieldin me dyer të mbyllura

Van Dijk flet të vërtetën, pasi ata kanë fituar tashmë dy trofe dhe Liga Premier pothuajse me siguri do të jetë trofeu i tyre i tretë. Dhe fitimi i Ligës Premier nuk është një çështje e vogël, sipas Van Dijk.

“Mendoj se është marrëzi të thuash se Liverpooli nuk u shqetësua për kupat, për mendimin tim. Çdo garë në të cilin marrim pjesë, ne duam të fitojmë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori