LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nënshtron Liverpoolin dhe vazhdon në çerekfinale të FA Cup

Chelsea nënshtron Liverpoolin dhe vazhdon në çerekfinale të FA Cup
(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Me një lojë dominuese, Chelsea e ka mposhtur Liverpoolin (2-0) dhe është kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA.

Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në fillim të ndeshjes, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të, pas gabimeve të lojtarëve mysafirë.


Mbrojtësit e ekipit vizitor e humbën topin para zonës, të cilin e shfrytëzoi Willian për të goditur drejt portës, ndërsa reagimi i portierit Adrian ishte i dobët.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë, ndërkohë që shanset vazhduan për të dyja skuadrat që përpiqeshin të realizojnë.

Blutë e shënuan edhe golin e sigurisë në gjysmën e dytë të takimit. Ishte një solo aksion i Ross Barkley, i cili shkoi përpara, iu afrua zonës dhe goditi, ndërsa topi u ndal në rrjetë (64′).

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim të ndeshjes, Jurgen Klopp i inkuadroi në fushë edhe Roberto Firminon dhe Mohamed Salah, por ata nuk arritën t’i ndryshonin gjërat.

Falë kësaj fitoreje, Chelsea kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, ndërsa Liverpooli eliminohet nga kjo garë. /Telegrafi/