LAJMI I FUNDIT:

Top shënuesi i Prishtinës, Januzi: Goli të jep besim, ndaj Dritës për tri pikë

Top shënuesi i Prishtinës, Januzi: Goli të jep besim, ndaj Dritës për tri pikë

Sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi ndaj Ferizajt ka arritur të shënojë dy herë, duke e quar në tetë numrin e golave këtë sezon.

Me këto dy gola, ai me fanellën bardhëekaltër ka 22 gola në karrierën e tij.

Januzi që sot mbajti edhe shiritin e kapitenit, pas ndeshjes u nda i kënaqur me golat dhe paraqitjen personale.


“Pas shënimit të golit të parë ndryshoi situata duke marrë më shumë vetëbesim në pjesën e dytë duke e hapur edhe më mirë rezultatin për ne e që besoj me meritë morëm tre pikë”.

“Çdo shënim goli e ka kënaqësinë e vet, por është edhe çlirim, sepse rritet vetëbesimi, mirëpo nuk kanë aq shumë rëndësi golat sa ka rëndësi loja e mirë si grup dhe rezultati që të na jep vetëbesim si ekip komplet”.

“Por, normalisht çdo shërbim ka shumë rëndësi si individ dhe për mua personalisht”.

Januzi foli edhe për ndeshjen me Dritën që e cilëson kundërshtarë të fortë.

“Tani kemi përballjen me Dritën dhe ne e respektojmë çdo kundërshtar, por ne kemi qëllimin tonë i cili dihet dhe pavarësisht se kemi kundërshtar të fortë ne do të shkojmë të luftojmë të bëjmë lojën tonë për tre pikët e që shpresoj se do të na ecën mirë ashtu siç dëshirojmë”, ka thënë Januzi pas ndeshjes me Ferizajn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori