Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dhjetë rastet e dyshimta për coronavirus të paraqitura gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë rezultuar negative.
IKSHPK-ja ka njoftuar po ashtu se deri më tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të këtij Instituti, Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare
“Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2. Nga data 01.02.2020 deri me 04.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.164 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 973, Vërmicë 658, Jarinje 103, Dheu i Bardhë 43, Hani i Elezit 30, Kullë 17, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Komunikata e plotë:
NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!
Nga data 08.02 deri me 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 52 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 04 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dhjetë raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2.
Nga data 01.02.2020 deri me 04.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.164 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 973, Vërmicë 658, Jarinje 103, Dheu i Bardhë 43, Hani i Elezit 30, Kullë 17, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.
Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19
1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
– Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
– Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
– Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
– Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
2. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
3. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
– Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
– Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
– Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
– Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
4. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
– Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
– Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
– Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
– Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
– Lani duart porsa hyni në shtëpi!
– Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
– Lani duart pas përdorimit të tualetit!
– Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
– Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
– Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
– Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
– Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
– Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
– Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
– Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
– Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
– Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
– Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
– Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.
– Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
– Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
– Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave
Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:
– Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
– Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
– Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
– Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
– Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
– Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
– Monitoroni simptomet e juaja.
– Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.
– Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
– IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 mars 2020, janë raportuar gjithsej 93 076 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3 202 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 3.351 raste me COVID-19 dhe 85 raste të vdekjes. Itali (80), Francë (4) dhe San Marino (1).
Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj