LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Treguam se edhe në Ballkan mund të zhvillohet politikë evropiane

Pendarovski: Treguam se edhe në Ballkan mund të zhvillohet politikë evropiane

Te të gjithë liderët politik të Ballkanit, pa përjashtim ekziston bindja se pas vendimeve të vështira që i kemi sjell gjatë tre viteve të kaluara, Maqedonia e Veriut ndërton politika të reja ndaj fqinjëve dhe shpejtë po integrohet në strukturat euroatlantike, ka thënë në intervistën për “Slloboden Peçat”, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Treguam, shton presidenti, se si në rajon të akoma Ballkanit problematik, politika mund të zhvillohet në mënyrë ndryshe, me sjellje të shtetit evropian e cila sot gjeneron stabilitet, përcjell “Koha”.

Në pyetjen nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë kohë e humbur e pakthyeshme reformuese, Pendarovski ka thënë se zgjedhjet janë rezultat i marrëveshjes së liderëve të partive më të mëdha parlamentare që erdhi në një periudhë specifike, pas mos-vendimit për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor të vitit të kaluar.


“Edhe pse vendi i ka përmbushur parakushtet për fillim të negociatave, Këshilli i BE-së ka vendosur të kthehet në çështjen e zgjerimit në pranverë, ndërsa refleksioni negativ i asaj situate, së pari ne e ndjemë. Fakti se liderët e partive politike janë pajtuar për zgjedhje të parakohshme është shembull për praktikimin e demokracisë së pjekur. Nuk mendoj se janë kohë e humbur, por në momentin e krijuar, zgjedhjet janë mundësi për rinovim të kontrollit të legjitimitetit politik të partive në kontekstin e ri politik”, ka thënë Pendarovski.

I pyetur nëse duhet të hiqet e ashtuquajtura Qeveria e Përzhinës, Pendarovski është përgjigjur se Qeveria e Përzhinës është imponuar si nevojë politike në kontekstin specifik politik të kohës në të cilën është formuar.

“Objektivisht në kohën e krizës politike në vitin 2016, qeveri teknike ose kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve ka qenë e nevojshme. Kur niveli i mosbesimit mes partive do të jetë më i vogël se sot dhe kur do të kemi nivel tjetër të kulturës politike me siguri do të parashtrohet pyetja për nevojën e zbatimit të mëtejmë të këtij modeli. Por, fakt është se për çfarëdo ndryshimesh në atë drejtim do të nevojitet konsensus i gjerë politik”, ka thënë Pendarovski për “Slloboden Peçat”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori