LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në përkrahje të Bernie Sanders për president të ShBA-së

Dua Lipa në përkrahje të Bernie Sanders për president të ShBA-së

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Artistja 24-vjeçare ka publikuar një fotografi të Sanders në Instagram, të realizuar gjatë fushatës, teksa tha se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.


“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rrin vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

Dua ka qenë një kritike e madhe e Trumpit në të kaluarën. Prindërit e saj nga Kosova emigruan për në Londër në mes të luftës, dhe, siç i tha ajo “Guardian” në vitin 2018, ajo histori familjare ndikon në atë se si ajo i shikon politikat e Trumpit për emigracionin dhe refugjatët.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Ju e kuptoni diçka në një nivel personal”, tha ajo. “Që asnjë refugjat të mos largohet nga vendi i tyre pa pasur nevojë”.

“Më vonë, unë mendoj se ne do të jemi në gjendje ta shohim shumë qartë, kur vendosim dikë si Trump në pushtet, çfarë doli keq”, shtoi ajo. “Dhe shpresa është që ne do të mësojmë prej asaj”.

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Siç parashikohet, Bernie Sanders thuhet se do të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera.

Ky i fundit dhe Joe Biden udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan Donald Trump në nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Bebe Rexha publikon hitin e ri

Bebe Rexha publikon hitin e ri "Chase It (Mmm Da Da Da)", vjen me skena provokuese në klip

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori