LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake hedh poshtë spekulimet për ndarje nga bashkëshortja, vjen me urim të përzemërt për ditëlindjen e saj të 38-të

Justin Timberlake hedh poshtë spekulimet për ndarje nga bashkëshortja, vjen me urim të përzemërt për ditëlindjen e saj të 38-të

Këngëtari i popullarizuar amerikan, Justin Timberlake, i ka bërë një urim të ngrohtë bashkëshortes së tij, Jessica Biel, me rastin e ditëlindjes së saj.

Derisa Biel mbushi 38 vite të martën, Timberlake, 39-vjeçar, mori rrjetin social, Instagram, për të ndarë disa nga momentet më të lumtura të tyre.


“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime… Aventurë e re çdo ditë dhe një thesar për mua”, ka shkruar ai në përshkrim. “Mezi po pres të ndajë edhe shumë tjerë me ju. Ju jeni më e mira prej më të mirave, dashuria ime. Të dua”.

Biel po ashtu ndau në Instagramin e saj fotografi nga surpriza e ditëlindjes që i bëri bashkëshorti teksa shfaqen të lumtur duke festuar pranë njëri-tjetrit.

“Duke e festuar ditëlindjen time me stil… me këtë po them në pizhama. Faleminderit, që më keni dëgjuar. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes. Ndihem e dashuruar”, ka shkruar mes të tjerash Jessica.

Jessica Biel fotografohet pa unazën e martesës tre muaj pas skandalit të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake
Lexo po ashtu Jessica Biel fotografohet pa unazën e martesës tre muaj pas skandalit të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake

Timberlake ishte subjekt i polemikave vitin e kaluar kur ai u pa duke mbajtur duart me aktoren Alisha Wainëright pas xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët.

Këngëtari bëri një falje publike ndaj bashkëshortes në dhjetor, duke u betuar se është “burri dhe babai më i mirë” që mundet.

Në anën tjetër, dje u përfol se Biel ishte parë pa unazën e saj të martesës, por çifti tashmë veçse e dëshmuan dashurinë dhe harmoninë që kanë në familje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori