LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit në ‘Trepçë’ i japin ultimatum qeverisë, paralajmërojnë radikalizim të situatës

Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Protestuesit kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë menaxhmentin, në të kundërtën paralajmëruan eskalim të situatës.

Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur se protestuesit do t’i japin afat qeverisë deri të premten që të shkarkojë menaxhmentin e ndërmarrjes “Trepça” dhe të anulojë konkursin.


Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, protesta mund të eskalojë në dhunë, për çka përgjegjës do të jetë menaxheri Baasri Ibrahimi.

“Kësaj qeverie do t’i japim afat deri të premten të anulojë këtë konkurs dhe ky menaxhment të shkarkohet. Ndryshe, masat munden me qenë radikale dhe askush nga ne nuk merr përgjegjësi për çfarëdo që ndodhë. Mundet me eskalu në dhunë, me pas thyerje të veturave, dëmtim të pronës, të lëndohen edhe njerëz dhe përgjegjësia bie tek menaxheri i tashëm”, ka thënë Musa. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori