LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Metodologjia e re dhe raporti i KE-së janë inkurajuese për fillimin e bisedimeve

Thimonier: Metodologjia e re dhe raporti i KE-së janë inkurajuese për fillimin e bisedimeve

Franca me optimizëm shikon raportin e Komisionit Evropian, si dhe metodologjinë e zgjerimit, si bazë inkurajuese për të vendosur për fillimin e negociatave të pranimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, tha ambasadori francez Christian Thimonier në një takim me kryeministrin Oliver Spasovski.

Siç thonë nga Qeveria, Spasovski në takim theksoi se raporti përfundon edhe me një rekomandim për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, dhe se kjo është si rezultat i punës së përkushtuar të qeverisë aktuale, e cila ka mbyllur disa çështje reformash, në mesin e të cilave edhe paketën e ligjeve në gjyqësorë.

Kryeministri Spasovski shprehu mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në proces për arritjet e konstatuara në raportin e Komisionit Evropian, në veçanti për shtetet anëtare të BE-së dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut që inkurajojnë një sistem të bazuar në merita në vlerësimin e përparimit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.


Në takim u theksua se raporti, së bashku me metodologjinë e re të zgjerimit, i jep besueshmëri procesit të negociatave dhe pranimit në BE dhe është një mesazh i mirë për rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori