LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Reciprociteti me Serbinë do të ndodhë, do të largojmë të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kurti: Reciprociteti me Serbinë do të ndodhë, do të largojmë të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do ta vendos masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, ku sipas tij kjo është vlerë barazie e jo masë kundërvënie.

Shefi i ekzekutivit në punëtorinë të cilën e ka organizuar Oda e Afarizmit të Kosovës, tha se duhet të largohen të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFTA-së. Reciprocitet do të ndodhë – jo sepse kemi vendosur të sillemi ndryshe, por se kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur, siç jemi shpallur ashtu siç jemi. Reciprociteti është vlerë barazie para se të jetë masë kundërvënie. Duhet ta ndihmojmë biznesin vendas që të rritet punësimi, prodhimi, zhvillimi dhe paga mesatare në sektorin privat”, tha Kurti.


Sipas tij, barrierat tregtare me Shqipërinë po dëmtojnë prodhuesit dhe eksportuesit.

“Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dialektet tona në dialekt dhe dëmtojnë prodhuesit dhe eksportuesit. Për të kaluar në tokën shqiptare eksportuesit duhet të paguajnë taksën e skanimit prej 22 euro edhe kur nuk funksionin skaneri. Nuk janë në pyetje çështjet funksionale por llogaritë për gjobitje të dikujt. Akciza për prodhuesit e verës janë disa prej të cilave ne do t’i adresojmë. Ka anomali të shumta. Qytetarët e Shqipërisë duhet të kenë leje qëndrimi që të marrin punë. Me Maqedoninë e Veriut kemi pengesa që duhet hequr”, ka shtuar ai.

Në këtë punëtori, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi, tha se kjo ngjarje është një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe bashkëpunim rajonal.

“Nevoja e kompanive për rritje dhe bashkëpunim duke filluar nga vendet e rajonit, e për të vazhduar edhe më gjerë, është ajo që ka frymëzuar aktivitetet e tilla rajonale. Në kohën kur çdo gjë po evoluon shumë shpejt, është e domosdoshme krijimi dhe ruajtja e raporteve me njëri tjetrin”, tha Krasniqi.

Kjo punëtori po organizohet nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Kalo në kategori