LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, në SHBA infektohen 90 persona – humbin jetën gjashtë të tjerë

Pasojat e coronavirusit, në SHBA infektohen 90 persona – humbin jetën gjashtë të tjerë

Numri i konfirmuar i të prekurve me coronavirus në SHBA ka shkuar në 90, derisa gjashtë persona kanë humbur jetën.

Që të gjithë 6 personat kanë humbur jetën në rajonin e Seattle, Washington, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 18, transmeton Telegrafi.


Të sëmurë sipas të dhënave të Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve, aktualisht ka në 10 shtete – nga Kalifornia deri në Nju Jork.

Siç raporton Zëri i Amerikës, pritet që infeksioni të shpërndahet edhe më shumë, kurse qytetarët këshillohen të mos bëjnë panik dhe të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar zgjerimin e virusit.

Në fuqi janë edhe kufizime të shumta sa i përket udhëtimeve në vendet që më së shumti janë prekur, dhe janë duke u paralajmëruar kontrolle shtesë për pasagjerët që arrijnë në SHBA.

Sipas analizave të mostrave, virusi në Washington është zgjeruar dukshëm shumë gjatë 6 javëve të fundit, kanë bërë të ditur zyrtarë shtetëror për ABC News.

Në Nju Jork, një grua në të 30-at është futur në karantinë në apartamentin e saj në Manhattan, pasi ishte infektuar me virus gjatë një vizite në Iran.

Në Road Island, një shkollë e mesme është mbyllur prej më shumë se një javë, kurse dy persona kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Ata ishin kthyer nga ekskursioni në Itali.

Disa universitete amerikane kanë anuluar programet për studime në vendet e huaja ku virusi është shpërndarë me shpejtësi, kurse studentët janë këshilluar që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët e shëndetësisë po tentojnë të bindin amerikanët që ky vend ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për ta luftuar epideminë, dhe se rreziku prej tij vazhdon të jetë i ulët në këtë vend duke bërë thirrje të mos krijohet një situatë kaotike.

“Një amerikan nuk ka nevojë të blejë maskë. I kemi më shumë se 40 milionë. Kemi nënshkruar marrëveshje që të prodhohen 35 milionë tjerë dhe atë brenda një muaji. Do të punojmë në atë drejtim që të prodhohen sa më shumë”, ka deklaruar Mike Pence. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori