Britania e Madhe prezantoi mandatin për bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të javës dhe kryeministri Boris Johnson premtoi se do të vendosë kushte në negociatat, që pritet të testojnë marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.
Pas daljes nga Bashkimi Evropian në muajin janar, Johnson kërkon të ndjekë një marrëveshje tregtare me Washingtonin, për të vërtetuar pavarësinë e Britanisë dhe për të vendosur presion tek bisedimet me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë që ekipet e negociatave i drejtohen Brukselit, qeveria prezantoi mandatin për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se Londra mund të largohet nëse kërkesat nuk përmbushen. Britania e Madhe deklaroi se kërkon të arrijë përfitime të mëdha, duke hequr barriera tregtare, por shtoi se Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë nuk do të përfshihet në negociata dhe standardet e ushqimit nuk do ndryshojnë.
“Ne kemi negociatorët më të mirë dhe do të vendosim kushte të ashpra për të nxitur industrinë britanike”, tha Johnson, duke shtuar se marrëveshja tregtare transatlantike do të reflektojë afërsinë unike të dy kombeve të mëdha.
Analizat qeveritare bëjnë të ditur se marrëveshja me SHBA mund të nxisë tregtinë përmes Oqeanit Atlantik me 15.3 miliardë paund dhe shtojë 3.5 miliardë paund tek ekonomia britanike. SHBA janë aktualisht partneri më i madh tregtar i Britanisë së Madhe pas Bashkimit Evropian dhe zënë thuajse 19 për qind të eksporteve totale dhe 11 për qind të importeve. Bashkimi Evropian, zinte 45 për qind të totalit të eksporteve të Britanisë së Madhe dhe 53 për qind të importeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A