Maqedonia e Veriut përgatitet për një fluks të mundshëm të emigrantëve
Autoritetet në Maqedoni të Veriut njoftuan se kanë intensifikuar koordinimin ndërmjet institucioneve, me qëllim që të jenë të përgatitur në rast të ndonjë vale të madhe të emigrantëve.
Ky vendim i Shkupit, vjen pas përkeqësimit të gjendjes me emigrantë në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë edhe pse autoritetet maqedonase thonë se nuk kanë parë rritje të numrit të emigrantëve që kanë hyrë në vend.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se është rritur edhe numri i pjesëtarëve të Armatës që patrullojnë përgjatë vijës kufitare me Greqinë.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet janë në gatishmëri në rast të ndonjë vale të re emigrantësh dhe sipas tij ata janë në koordinim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për kufij, Frontex, por edhe me vendet tjera të BE-së.
“Sot patëm një mbledhje të komitetit drejtues që përbëhet nga pesë ministra dhe unë si drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza, për ta vlerësuar situatën. Duhet të theksohet se për dallim nga viti 2015, këtë vit nuk do të ketë fluks masiv, sepse atëbotë ishte hapur e ashtuquajtura ‘Rruga Ballkanike’ dhe tani ajo është e mbyllur. Por, nuk përjashtohet çfarëdolloj presioni nga një numër i caktuar i emigrantëve, të cilët për momentin ndalohen në Greqi. Ne jemi duke e ndjekur me shumë vëmendje situatën”, tha Baxhaku.
Jasmina Rexhepi nga organizata joqeveritare LEGIS, tha për Radion Evropa e Lirë se në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk vërehet ndonjë valë e theksuar e emigrantëve, të cilët si synim kanë që të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.
“Në bazë të informatave që marrim nga terreni dhe informatat që marrim nga kolegët tanë në Serbi, territorin e Maqedonisë së Veriut e kalojnë dhjetëra migrantë në ditë. Por, ende nuk ka ndonjë valë më të madhe të tyre në drejtim të Maqedonisë së Veriut, si rrjedhojë e tensionit të krijuar në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë”, thotë Rexhepi.
Maqedonia e Veriut u përball me valën më të madhe të emigrantëve gjatë vitit 2015 dhe 2016, kur në vend hynë dhjetëra mijëra migrantë përmes rrugës së ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, duke synuar që të arrinin në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Rruga Ballkanike” edhe pse është e mbyllur, forcat e rendit në vazhdimësi ndalojnë emigrantë, të cilët përmes rrugëve ilegale synojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend transit për në rrugën e tyre drejt BE-së.
Gjatë ditës së diel, Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi 78 emigrantë në qytetin e Shtipit, derisa ata po transportoheshin ilegalisht me një kamion me targa të Shkupit./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët