LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Reciprocitetin e kemi obligim shtetëror

Kurti: Reciprocitetin e kemi obligim shtetëror
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës, për çështjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia e Bosnja në Kosovë, ka thënë se e kanë për obligim shtetëror që ta vendosin parimin e reciprocitetit.

Kurti u kujtoi deputetëve të Kuvendit se në vitin 2011, kanë votuar për një rezolutë, ku janë zotuar ta respektojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Duhet theksuar se edhe në fushatën zgjedhore edhe pas saj, edhe në programin qeverisës, jemi angazhuar dhe angazhohemi për zëvendësimin e tarifës 100 për qind, ne reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar, ky në fakt është obligim i shtetit shkak se më 7 dhjetor  2011 kur ishte krye parlamentar Jakup Krasniqi, me të cilën rezolutë, ne kemi shprehur qëndrimin tonë dinjitoz, në një mocion me tri pika. Pika e parë: Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, pika e dytë, Ministria e Tregtisë, ta nxis dhe udhëheq dialogun me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjeve tregtare, për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia. Dhe pika e tretë qeveria t’i forcoj të gjithë mekanizmat, për ta zbatuar në përpikëri masën e reciprocitetit ndaj Serbisë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.


Ai tha se kanë qenë tre deputet të AAK-së, që kanë votuar për këtë mocion, ndërsa katër nga PDK-ja kishin votuar kundër këtij mocioni.

“Më 7 dhjetor të vitit 2011 kanë qenë 3 deputet të AAK-së që kanë votuar për këtë mocion, dhe kanë qenë 4 deputet të PDK-së që kanë votuar kundër. Ne konsiderojmë që rezoluta nuk janë tekst në letër por janë për tu respektuar. Aplikimi i tarifës, u shfrytëzua për të refuzuar dialogun nga Serbia, në anën tjetër ka pasur një efekt minimal, për shkak se edhe nuk është zbatuar si duhet. Derisa në bisedimet e zhvilluara janë bërë disa marrëveshje, në praktikë lëvizja e lirë e mallrave thuhet se është lejuar, por ka pengesa e të tjera me anë të të cilave eksportuesit e Kosovës pengohen”, tha Kurti.

Kurti ndër të tjera thotë se do të ndërrojnë strategjinë në lidhje me dialogun me Serbinë, duke i problematizuar pengesat që Serbia i ka vendosur për eksportuesit kosovar.

“Në vend se të dialogojmë me Serbinë, për territorin tonë, për organizimin e sistemit institucional, ne do të diskutojmë për sovranitetin. Me fjalë të tjera kur të njihet patentë shoferi, do të njohët shteti, kur të njohët certifikata e AVUK-ut, njohët shteti, kur të shohim se nuk ka mbetur më asgjë për tu njohur, kemi arritur diçka. Besoj se qëndrimi im është qëndrimi i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hiq, dhe jo ose tash ose kurrë. Ju të gjithë e dini se ka shumë pengesa për të eksportuar në Serbi, unë jam për t’ problematizuar këto, të kalojmë në ofensivë, ku ne i problematizojmë pengesat e tyre, jo të arsyetojmë tarifën tonë. Kostoja për testet laboratorike që i bëjnë eksportuesit e që kushtojnë 150 euro, sepse Serbia nuk e pranon certifikatën e AVUK-ut. Autoritetet serbe kërkojnë që dokumentet gjithmonë të bëhen në gjuhën serbe. Këto janë vetëm disa nga pengesat që i vendos Serbia ndaj Kosovës”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori