Coronavirus i ri (CoV) është një lloj i ri i Coronavirusit. Sëmundja e shkaktuar nga Coronavirusi i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Kinë, është emëruar me emrin sëmundja e Coronavirusit 2019 (COVID-19) – ‘CO’ nënkupton koronën, ‘VI’ qëndron për virusin, dhe ‘D’ për sëmundjen. Më herët, kjo sëmundje ishte referuar si Coronavirusi i ri 2019 ’ose‘ 2019-nCoV. ’
Virusi COVID-19 është një virus i ri i lidhur me të njëjtën familje të viruseve si Sindromi i Rëndë Akut i Traktit Respirator (SARS) dhe disa lloje të ftohjes së zakonshme.
Si përhapet virusi COVID-19?
Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me materiet e lëngshme të frymëmarrjes të një personi të infektuar (që gjenerohen përmes kollitjes dhe teshtitjes), dhe prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virusin. Virusi COVID-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe për disa orë, mirëpo dezinfektuesit e thjeshtë mund ta vrasin virusin.
Cilat janë simptomat e Coronavirusit?
Simptomat mund të përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rralla, sëmundja mund të jetë fatale.
Këto simptoma janë të ngjashme me gripin ose ftohjet e zakonshme të cilat janë shumë më të rëndomta se COVID-19. Kjo është arsyeja pse kërkohet të bëhet testimi për të konfirmuar nëse dikush ka COVID-19. Është e rëndësishme të mbani në mend që masat kryesore të parandalimit janë të njëjta – larja e shpeshtë e duarve dhe higjiena e traktit respirator (gjatë kollitjes ose teshtitjes mbuloni gojën me pjesën e lakuar të bërrylit ose me faculetë, pastaj hidheni faculetën në një shportë të mbyllur). Gjithashtu, ekziston një vaksinë për gripin – prandaj mos harroni të kujdeseni për vaksinimin tuaj dhe të fëmijës suaj.
Si mund ta shmang rrezikun e infektimit?
Në vijim janë dhënë katër masa paraprake që ju dhe familja juaj mund t’i ndërmerrni për ta shmangur infektimin:
- Lani duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose pastroni me faculeta duarsh që përmbajnë alkool.
- Mbuloni gojën dhe hundën me pjesën e lakuar të bërrylit ose me faculetë kur kolliteni ose teshtini, dhe hidhni faculetat në një shportë të mbyllur.
- Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ftohjen ose gripin
- Kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje
A duhet të përdor maskë mjekësore?
Përdorimi i një maske mjekësore këshillohet nëse keni simptoma në traktin respirator ose të frymëmarrjes (kollitje ose teshtitje) për t’i mbrojtur të tjerët. Nëse nuk keni simptoma, atëherë nuk ka nevojë të përdorni maskë.
Nëse mbahen maskat, ato duhet të përdoren dhe të asgjësohen siç duhet për ta siguruar efektivitetin e tyre dhe për ta shmangur mundësinë e rrezikut të shtuar për transmetimin e virusit.
Vetëm përdorimi i maskës nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar infektimin dhe duhet të kombinohet me larje të shpeshtë të duarve, mbulimin në rast të teshtitjes dhe kollitjes, dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ato të ftohjes ose të gripit (kollitje, teshtitje, ethe).
A ndikon COVID-19 tek fëmijët?
Ky virus është i ri dhe nuk dihet mjaftueshëm për atë se si ndikon tek fëmijët ose gratë shtatzëna. Ajo që dihet është që njerëzit e çfarëdo moshe është e mundur të infektohen nga virusi, por deri më tani ka pasur relativisht pak raste të COVID-19 të raportuara në mesin e fëmijëve. Virusi është fatal në raste të rralla, deri më tani kryesisht në mesin e të moshuarve me gjendje ekzistuese mjekësore.
Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka simptoma të COVID-19?
Kërkoni kujdes mjekësor, por mbani në mend se është sezoni i gripit në hemisferën veriore, dhe simptomat e COVID-19 si kolla ose ethet mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, ose ftohjes së zakonshme – të cilat janë shumë më të shpeshta.
Vazhdoni të ndiqni praktika të mira të higjienës së traktit respirator dhe duarve, si larja e rregullt e duarve, dhe kujdesuni për vaksinimin – në mënyrë që fëmija juaj të mbrohet nga viruset e tjera dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.
Ashtu si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj keni simptoma dhe përpiquni që t’i shmangeni daljes në vende publike (vendit të punës, shkollave, transportit publik) për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.
Çfarë duhet të bëj nëse një anëtar i familjes shfaq simptoma?
Ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje. Kujdesuni që ta telefononi paraprakisht mjekun tuaj për ta njoftuar atë nëse keni udhëtuar në një zonë ku janë raportuar raste me COVID-19, ose nëse keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka udhëtuar nga njëra prej këtyre zonave dhe ka simptoma të traktit respirator.
A duhet ta ndal fëmijën nga shkolla?
Nëse fëmija juaj ka simptoma, kërkoni kujdes mjekësor dhe ndiqni udhëzimet nga mjeku. Përndryshe, si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, mbajeni fëmijën tuaj që të pushojë mirë në shtëpi gjatë kohës kur ka simptoma, dhe shmangni daljen në vende publike për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.
Nëse fëmija juaj nuk shfaq simptoma të tilla si ethe ose kollë – dhe nëse nuk është lëshuar ndonjë vërejtje zyrtare për shëndetin publik ose ndonjë paralajmërim tjetër ose këshillë zyrtare që përfshin edhe shkollën e fëmijës tuaj – atëherë është më mirë t’i dërgoni fëmijët në shkollë.
Në vend se t’i mbani fëmijët në shtëpi, mësojuni atyre praktika të mira të higjienës së duarve dhe të traktit respirator të cilat mund t’i praktikojnë në shkollë dhe në vende të tjera, si pastrimi i shpeshtë i duarve (shih më poshtë), mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtimës duke e lakuar bërrylin apo me faculetë, pastaj duke e hedhur atë faculetë në një shportë të mbyllur, mosprekja e syve, gojës apo hundës nëse nuk i kanë pastruar mirë duart.
Cila është mënyra më e mirë për t’i pastruar duart siç duhet?
Hapi 1: Lagni duart me ujë që rrjedhë
Hapi 2: Vendosni sasi të mjaftueshme të sapunit aq sa për t’i mbuluar të dyja duart
Hapi 3: Fërkoni tërë sipërfaqen e duarve – duke përfshirë pjesën e pasme të duarve, pjesët në mes të gishtërinjve dhe nën thonj – për së paku 20 sekonda.
Hapi 4: Shpëlani duart me ujë që rrjedhë
Hapi 5: Thani duart me një leckë të pastër apo me peshqir vetëm për një përdorim
Pastroni duart shpesh, sidomos para se të hani; pasi t’i pastroni hundët, pas kollitjes apo teshtitjes; dhe pasi ta keni përdorur tualetin.
Nëse nuk keni sapun dhe ujë në dispozicion, përdorni pastrues duarsh me bazë alkooli që përmban së paku 60% alkool. Gjithmonë pastroni duart me sapun dhe ujë, nëse duart duken të papastra.
Çfarë masash paraprake duhet të ndërmarr për familjen time nëse udhëtojmë?
Të gjithë personat që janë duke planifikuar udhëtim jashtë vendit gjithmonë duhet të kontrollojnë zyrën e këshillave turistike për destinacionin e tyre për të parë nëse ka ndonjë kufizim në hyrje, kërkesa për karantinë në hyrje apo këshilla të tjera përkatëse në lidhje me udhëtimin.
Përveç ndërmarrjes së masave standarde të udhëtimit dhe me qëllim të shmangies së mbajtjes në karantinë apo mohimit të rikthimit në vendin tuaj të lindjes, poashtu këshilloheni t’i lexoni informatat më të reja në lidhje me COVID-19 në ueb faqen e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, e cila përfshin një listë të shteteve dhe masave kufizuese.
Gjatë udhëtimit, të gjithë prindërit duhet të ndjekin masa standarde të higjienës për veten dhe fëmijët e tyre: Pastroni duart shpesh ose përdorni një pastrues me bazë alkooli i cili përmban së paku 60 përqind alkool, praktikoni higjienë të mirë të traktit respirator (mbuloni gojën dhe hundën duke e lakuar bërrylin apo me faculetë kur kolliteni apo teshtini dhe menjëherë hidheni në mbeturina faculetën e përdorur) dhe shmangni kontaktin e afërt me këdo që është duke u kollitur apo duke teshtirë. Si masë shtesë, rekomandohet që prindërit gjithmonë të mbajnë me vete një pastrues duarsh, një pako faculetash për një përdorim, dhe faculeta të lagura dezinfektuese.
Rekomandimet shtesë përfshijnë: Pastroni ulësen, pjesët anësore të karriges ku vendosen duart, ekranin e telefonit, etj., me një faculetë të lagur dezinfektuese sapo te ndodheni brenda një aeroplani apo automjeti tjetër. Po ashtu përdorni faculetë të lagur dezinfektuese për të pastruar sipërfaqet e çelësave, dorezave të dyerve, telekomandave, etj., në hotelin apo vendin ku jeni duke qëndruar ju dhe fëmijët tuaj.
A mund ta bartin koronavirusin nënat shtatzëna tek fëmijët ende të pa lindur?
Tani për tani, nuk ka dëshmi të mjaftueshme që përcaktojnë nëse virusi mund të bartet nga nëna tek foshnja e saj gjatë shtatzënisë, apo ndikimin e mundshëm që mund ta ketë ai tek foshnja. Kjo është aktualisht duke u hulumtuar. Gratë shtatzëna duhet ta vazhdojnë zbatimin e masave të duhura për ta mbrojtur veten nga ekspozimi ndaj virusit dhe të kërkojnë kujdes mjekësor herët, nëse iu paraqiten simptoma të tilla si temperatura, kollitja apo vështirësitë në frymëmarrje.
A është e sigurt që një nënë ta ushqejë foshnjën e saj me gji nëse ajo është e infektuar me Coronavirus?
Të gjitha nënat në zonat e prekura apo në ato me rrezik të cilat kanë simptoma të temperaturës, kollitjes apo frymëmarrjes së vështirësuar, duhet të kërkojnë kujdes mjekësor herët dhe t’i ndjekin udhëzimet nga ofruesi i kujdesit shëndetësor.
Duke i pasur parasysh dobitë e gjidhënies dhe rolin e vogël të qumështit të gjirit në bartjen e viruseve të tjera të traktit respirator, nëna mund ta vazhdojë gjidhënien, duke i zbatuar të gjitha masat e nevojshme paraprake.
Nënat simptomatike që janë në gjendje mjaftueshëm të mirë për të ushqyer me qumësht gjiri, kjo përfshin bartjen e një maske kur janë pranë fëmijës (duke përfshirë edhe kohën gjatë ushqyerjes), pastrimin e duarve para dhe pas kontaktit me fëmijën (duke përfshirë edhe ushqyerjen) dhe pastrimin/dezinfektimin e sipërfaqeve të kontaminuara – siç duhet të bëhet në të gjitha rastet kur dikush me COVID-19 të konfirmuar apo të dyshuar ndërvepron me të tjerët, duke përfshirë fëmijët.
Nëse një nënë është shumë e sëmurë, ajo duhet të inkurajohet që ta shtrydhë qumështin dhe t’ia japë fëmijës përmes një gote dhe/apo me lugë të pastër – e gjithë kjo duke i ndjekur të njëjtat metoda të parandalimit të infektimit
Çfarë është duke bërë UNICEF për të ndihmuar?
Reagimi aktual i UNICEF-it përqendrohet në mbështetjen e Qeverisë së Kinës dhe të vendeve të rajonit të gjerë të Azisë Lindore dhe Paqësorit ku janë raportuar shumica e rasteve deri më tani. Që nga 29 janari, UNICEF-i ka dërguar 13 tonë rezerva, duke përfshirë kostume, maska, syze dhe dorëza mbrojtëse për t’u shfrytëzuar nga punëtorët shëndetësorë. Dërgesat e tjera shtesë janë në pritje dhe UNICEF-i është duke i para-pozicionuar furnizimet në lokacionet kyçe.
Duke e pasur parasysh natyrën e paparashikueshme të virusit dhe përhapjen e vazhdueshme, UNICEF-i po ashtu është duke bashkëpunuar me qeveritë, homologët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët e tjerë në zhvillimin e planeve të emergjencave në rajone të tjera, sidomos në vendet me sisteme më të dobëta të shëndetësisë dhe me kapacitete të kufizuara për t’u përballur me shpërthimet e mëdha të sëmundjes.
Më 17 shkurt, UNICEF-i bëri kërkesë për US$42.3 milionë për ta rritur mbështetjen për përpjekjet në ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Fondet preliminare do ta mbështesin punën e UNICEF-it në zvogëlimin e përhapjes së virusit, përfshirë këtu edhe mënyrën përmes fuqizimit të komunikimit të rreziqeve dhe duke e luftuar keqinformimin në mënyrë që fëmijët, gratë shtatzëna dhe familjet e tyre të dinë si ta parandalojnë përhapjen e COVID-19 dhe ku të kërkojnë ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A