Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë vazhduan të thellohen të dielën edhe më shumë pasi të dy vendet u afruan më pranë konfrontimit të hapur në veri-perëndim të Sirisë.
Ndërkohë, në veri-perëndim të Sirisë, një aktivist përshkroi përmirësimin e kushteve humanitare ndërsa forcat e regjimit e gjejnë veten në mbrojtje përballë një sulmi turk.
“Tani situata është bërë më e mirë se më parë”, tha Mustafa Dahnon, një gazetar në qytetin Idlib, qendra urbane më e populluar në krahinën e kontestuar të kontrolluar nga opozita, transmeton Telegrafi.
“Kjo ka ndodhur për arsye se fraksionet ushtarake arritën të rimarrin kontrollin e fshatrave dhe qyteteve”, i tha ai The Independent . “Në të kaluarën, regjimi ishte shumë afër qytetit Idlib. Tani ata janë shtyrë prapa”.
Zhvillimet e shpejta të së dielës erdhën pas vrasjes së të paktën 33 ushtarëve turq në një sulm ajror të regjimit sirian në provincën Idlib të enjten. Sulmi bëri që Ankaraja të përshkallëzojë në mënyrë dramatike sulmet ndaj forcave ushtarake besnike ndaj presidentit Bashar al-Asad dhe të hapë kufijtë e saj për në Bullgari dhe Greqi për refugjatët që dëshirojnë të shkojnë drejt perëndimit.
Të dielën, Turqia pretendoi se rrëzoi dy avionë luftarakë të regjimit sirian të prodhuara në Rusi, mbi veriperëndimin e kontrolluar nga opozita e vendit dhe e bëri të padobishëm një bazë ajrore të regjimit pranë qytetit të Nayrab, sipas mediave turke. Damasku pretendoi se e rrëzoi një dron turk afër qytetit të Saraqeb.
Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Halusi Akar, të dielën njoftoi nisjen e operacionit ‘Mburoja e Pranverës’, që synon të tërhiqte forcat e Asadit nga pozicionet e Turqisë në Idlib.
“Ne nuk synojmë të kemi një përballje me Rusinë”, theksoi Akar. “Qëllimi ynë është që regjimi sirian të ndalojë masakrat dhe të parandalojë radikalizimin dhe migracionin”.
Akar u shpreh që ofensiva turke do të thoshte shënjestrimin e pasurive të regjimit Asad që përbëjnë një kërcënim për interesat turke në veri-lindje të Sirisë.
Turqia ka filluar prej disa ditësh sulmet në pozicionet e regjimit sirian me artileri dhe sulme ajrore, duke pretenduar se ka “neutralizuar” disa drone dhe helikopterë, si dhe dhjetëra tanke, izolues, disa sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 2.212 ushtarë të regjimit.
Ministrat e jashtëm rusë dhe turq folën përmes telefonit të dielën përpara një takimi të mundshëm midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan presidentit rus Vladimir Putin më 5 ose 6 mars.
“Ministrat folën në favor të marrjes së masave për krijimin e një mjedisi të favorshëm që kontribuon në efektivitetin e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve në mbështetje të një zgjidhjeje siriane”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria e jashtme ruse.
Ndërkohë Turqia arrestoi tre gazetarë që punonin për faqen e Sputnik të operuar nga Kremlini pasi ajo publikoi një pjesë që vinte në dyshim aneksimin turk të një pjese të Sirisë rreth tetë dekada më parë. Gazetarët u lanë të lirë pas bisedave mes diplomatëve të lartë.
Turqia ka qenë prej kohësh mbrojtësi kryesor i kundërshtarëve sirianë ndaj regjimit të Asadit, por e gjen veten të mbështetur në qoshe pasi forcat e tij, të mbështetura nga fuqia ajrore ruse dhe forcat tokësore iraniane, janë pajtuar në pjesën më të madhe të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit