LAJMI I FUNDIT:

Princi William ka frikë për shëndetin e Kate Middleton

Princi William ka frikë për shëndetin e Kate Middleton
Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Sipas tabloidit Globe, Kate Middleton dhe princi William janë në pritje të fëmijëve binjakë.

“Kur zbuluan se ishte shtatzënë, ata menjëherë i thanë mbretëreshës dhe ajo ishte e vetmja që i treguan”, ka treguar një burim i afërt me çiftin, duke shtuar se pasi pa dy rrahje zemre në ultratinguj, Princi u frikësua.


“William e përqafoi fort Kate, por nga gëzimi ai ka frikë se do ta humbë gruan për shkak të shtatzënisë”, ka thënë më tej burimi, transmeton KP.

(Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Konkretisht, i njëjti burim pretendon se Kate kishte më shumë vështirësi në shtatzënitë e saj të mëparshme sesa që ka treguar për mediat. Për më tepër, ajo ishte buzë vdekjes, duke lindur George, Charlotte dhe Louis.

“Presioni i saj është rritur shumë dhe është bërë jashtëzakonisht i rrezikshëm në javët që çojnë në lindjen e fëmijëve. Ajo ishte urdhëruar të shtrihej në shtrat dhe të mos lëvizë për të shpëtuar jetën e fëmijëve të saj”, ka shtuar burimi.