LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp deklarohet për humbjen e parë të Liverpoolit në këtë sezon

Jurgen Klopp deklarohet për humbjen e parë të Liverpoolit në këtë sezon

Liverpooli i ka pësuar humbje e parë pas 44 ndeshjeve dhe 18 fitoreve radhazi në Ligën Premier, duke u mposhtur 3-0 në udhëtim te Watfordi në kuadër të javës së 27-të.

The Reds nuk arritën ta mbyllnin sezonin pa humbje, mirëpo ende janë 22 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, e që për ta më e rëndësishme është të fitojnë titullin e ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh.


Jurgen Klopp është deklaruar rreth disfatës që pësoi skuadra e tij, e që tha se është një rezultat jo real, mirëpo që e kanë merituar të humbin.

Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë sezon - Arsenali me postim fantastik pasi nuk iu thye rekordi historik
Lexo po ashtu Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë sezon - Arsenali me postim fantastik pasi nuk iu thye rekordi historik

“Nuk jam i befasuar nga paraqitja, pasi do t’i bije se nuk kemi parë asnjëherë një gjë të tillë – e kemi para disa herë këtë situatë”, ka thënë fillimisht trajneri i klubit anglez.

“Ajo çfarë mund të them është se rezultati nuk është real (3-0) edhe pse e merituam të humbnim dhe Watfordi e meritoi fitoren”.

Watford vs Liverpooli (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e parë kishim disa gjëra që as vetë nuk kemi arritur t’i kuptonim, derisa në të dytën u përkeqësuan gjërat”.

“Dy golat e shpejtë të pësuar na çorientuan dhe kemi lënë shumë hapësira mbrapa. Më pëlqeu si e filluam pjesën e dytë, mirëpo nuk reaguam në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ishte e evitueshme”.

Pas 28 javësh në Ligën Premier, Liverpooli pëson humbjen e parë në këtë sezon dhe atë nga Watfordi
Lexo po ashtu Pas 28 javësh në Ligën Premier, Liverpooli pëson humbjen e parë në këtë sezon dhe atë nga Watfordi

“Nuk më intereson rekordin pa humbje, jeni të fokusuar më shumë në hapat tuaj. Ne pësuam humbje dhe nuk e di si do të reagojnë njerëzit e tjerë, por ne do të kthehemi të luajë futboll të qetë dhe pa presion”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpooli në xhiron e 28-të do të takohet me Bournemouthin, mirëpo fillimisht do të ketë punë me Chelsean në FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori