LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet dueli i radhës i Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev, por që meçi do të mbahet në stadium futbolli në Londër

Zyrtarizohet dueli i radhës i Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev, por që meçi do të mbahet në stadium futbolli në Londër

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, Anthony Joshua ka vendosur për meçin e radhës.

Boksieri britanik do të përballet ndaj boksierit bullgar Kubrat Pulev, i cili deri më tani ka pësuar vetëm një humbje.


Ka qenë promotori i kampionit të botës, Eddie Hearn që ka konfirmuar meçin e radhës të britanikut.

Ky meç është vendosur për datën 20 qershor dhe më e veçanta është se do të mbahet në një stadium futbolli dhe atë të Tottenham Hotspur në Londër.

30-vjeçari Joshua deri më tani ka zhvilluar 24 meçe ku ka fituar 23 prej tyre derisa ka vetëm një humbje.

Edhe kundërshtari i tij i radhës, Kubrat Pulev ka vetëm një humbje nga 29 ndeshje, duke fituar 28 takime të tjera.

Humbja e vetëm e bullgarit është në vitin 2014, kur u mposht me nokaut nga Klitchko.

Hearn gjithashtu ka shtuar se pret që Joshua ta fitoj këtë takim dhe se në dhjetor të përballet me njërin mes Tyson Furyt ose Deontay Wilderit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori