Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në gjashtë vjetorin e partisë së tij, tha se në Kosovë të bërit politikë reale është e vështirë, derisa shtoi se zëri racional sipas tij nuk dëgjohet në këtë vend.
Ai ka bërë ftesë që të punojnë të gjitha grupet opozitare, mirëpo ai tha se duan opozitë aktive pa kalkulime.
Limaj tha se çdo ditë do t’ua kujtojnë qytetarëve se kush ka qenë Albini dhe kush është tash kryeministri. Dhe për çka sipas tij, kryeministri sot është kthyer në një mashtrues.
“Sot në drejtimin e vendit është një parti, që 15 vjet e dini se çfarë kauzash kanë pasur. 20 ditë pas ardhjes në pozitë, harroi krejt ato kauza, në të cilat kanë ardhur. Kanë ardhur ne pushtet përmes kauzave shpifëse, mashtruese. Për 20 ditë i gjuajtën të gjitha në kosh. As taksë, e as reciprocitet. Kështu keni me pas në vazhdimësi. Në vend që me negociuar taksën, ai as nuk e negocioi e as vendosi taksën. Kurrgjë nuk është kjo, çka presim nga të tillët”, tha ai.
Limaj i ka quajtur hipokrizi thirrjet e zyrtarëve të LVV-së për bashkëpunim, pasi për shumë vite ata kishin refuzuar bashkëpunimin sa ishin në opozitë.
“Tani vjen një moment kur kanë rrënuar gjithçka, kërkojnë bashkëpunimin. Kjo tregon hipokrizi të njerëzve të tillë. Më vjen keq për njerëzit që u kanë besuar, dhe asnjëherë nuk kanë mbajtur fjalën ata që kanë votua r. Shpresoj që në Kosovë të kthehet dhe njerëzit të fillojnë të vlerësojnë jo vetëm kush po flet, por edhe çka po flet. Kosova po futet në një udhëkryq, shikoni sot vendin tonë. Ka një përplasje të jashtëzakonshme në gjitha anët. Ne jemi viktimë të atyre shpifjeve, vetëm që të cenohet çdo gjë e vlefshme në këtë vend”, ka deklaruar Limaj.
Sipas tij, për gjashtë vjet kanë ndodhur zhvillime të jashtëzakonshme në jetën politike të Kosovës. Limaj tha se gjatë këtyre vjetëve është dëshmuar vendimi i tyre për të pasur një parti.
“Falë asaj real-politike që e kemi bërë, ne kemi qenë të kujdesshëm bë platformën tonë politike. Ne ju kemi shmangur politikës populiste, shpifëse dhe mashtruese. Misioni ynë si politikanë të ri ishte të japim kontributin dhe duke ndihmuar dhe zhvilluar… Zgjatja e dorës në shërbim të vendit q ë ne ka udhëhequr gjatë këtyre viteve. Ne kemi ruajtur interesin nacional para interesit tonë personal. Vizioni ynë politik ka qenë në vazhdimësi e drejtuar, e kujdesshme, duke qenë të fortë në vendime pa bërë zhurmë”, tha Limaj.
Sipas tij, nëse ishin mbështetur të gjitha veprimet e partisë së tij, Kosova tash do të kishte në një pozicion tjetër. Ai u zotua se Nisma është në politikë për t’i shërbyer vendit.
“Na kanë përshkruar ose kanë dhënë supozime, se kjo forcë politike, qysh në krijimin e saj, nuk do të jetë e suksesshme. Ne kemi thyer të gjitha supozimet që me skepticizëm e kanë parë zhvillimin e kësaj partie… Gati thuaja është e njëra situatë e të bërit politikë në Kosovë. Ne po vijmë në këtë përvjetor, pas zgjedhjeve te fundit, si strukturë partiake dhe ne jemi duke bërë analizat tona. Ne kemi bëre gabimet tona, dhe duhet t’i hjekim ato , mos t’i përsërisim. Ne do të bëjmë një analize të gjithmbarshme se cilat kanë qenë angazhimet, dobësitë, problemet, e gabimet. Ka ardhur koha që ne të kemi një parti klasike, një parti e cila e avancon statusin e vet, organizimin e vet. Ka ardhur koha e një organizimi te fuqishëm të partisë, në bazë dhe në shërbim të kohës”, u shpreh Limaj.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se sot me statusin opozitar, kanë synim të punojnë fuqishëm, që t’i shërbejnë Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Të përfshirë në tendera, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor me urdhër të SPAK

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania