LAJMI I FUNDIT:

Kurti i çoi letër për takim, Haradinaj e refuzon: Më ke thirrë pasi ke dhënë qëndrim për taksën

Kurti i çoi letër për takim, Haradinaj e refuzon: Më ke thirrë pasi ke dhënë qëndrim për taksën

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave lidhur me vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Haradinaj ka kundërshtuar veprimin e Kurtit duke thënë se me këtë vendim nuk pritet konstruktivitet nga Serbia, por sipas tij ky vendim është vetëm konstruktivitet i Kurtit në mënyrë që presidenti, Aleksandar Vuçiq, të fitoj zgjedhjet në Serbi.

“Kjo logjikë e Kurtit e ka një problem. Grenelli, nuk i thotë faleminderit por kërkon më shumë. Kurti nuk e la asnjë mik afër vetes. Nuk i lajmëron partnerët qeverisës por thërret konferencë për këso lajme. Merr peng prapa tij gjashtë sipërmarrës. Nuk ka me falënderu askush Kurtin. U dorëzua shumë shpejt para Serbisë”, u shpreh Haradinaj.


“Serbia dy herë ka ikë nga tavolina në Ramubje dhe Vjenë. Rreziku tash është me nxitimin e heqjes së taksës që mund të vjen një plan i papranueshëm për Kosovën. Frikësohem që do të hapen debatet tashmë të tejkaluara. Edhe në Rambuje dhee në kohën e Ahtisaarit na është paraqit një plan marrëveshje finale”, theksoi ai.

Haradinaj ka shtuar se pohimet se taksa mund të kthehet pas heqjes, është mashtrim.

Përveç kësaj, Haradinaj ka përmendur një letër që së sipas tij ia ka dërguar Kurti për t’u takuar.

Telegrafi mëson se në letrën dërguar Haradinajt, Kurti ka kërkuar takim për të biseduar për programin qeverisës.

Sipas letrës, Kurti i ka dhënë hapësirë Haradinajt deri të martën që të shkojë në takim, ndërkaq ky i fundit ka refuzuar.

“Nuk kam shku në takim sepse i kam thënë se me ke thirrë masi ke dhanë qëndrim dhe kjo është sa për sy e faqe”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori