LAJMI I FUNDIT:

Frika nga coronavirusi, Alban Skënderaj shkruan i shqetësuar: Kam ndjesinë se në Shqipëri është përhapur tashmë

Frika nga coronavirusi, Alban Skënderaj shkruan i shqetësuar: Kam ndjesinë se në Shqipëri është përhapur tashmë
Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Termi “coronavirus” tashmë nuk është i panjohur për askënd.

Virusi i cili ka prekur mbarë botën tashmë ka krijuar panik te shumë njerëz dhe për fatin e mirë asnjë shqiptar deri më tash nuk është prekur nga kjo sëmundje.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj, në një shkrim të publikuar në InstaStory ka shprehur shqetësimin e tij me përhapjen e këtij virusi.


Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Sipas këngëtarit, ai hedh teori se nuk mund të përjashtohet fakti që në Shqipëri të ketë pasur deri më tani coronavirus, por që nuk është diagnostikuar ende.

“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta edhe thjeshtë fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri koronavirus pa u vërejtur është përhapur tashmë. Shoh njerëz (duke përfshirë edhe mua) të të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur. Me sa kam lexuar koronavirus në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma të ngjashme me një rrufe, ftohme apo grip dhe në raste të rralla me komplikime. Pra nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka pasur asnjë rast të komplikuar me personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative. Gjithsesi nëse do ishte e vërtetë të paktën do tregonte që ky virus nuk është kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë”, ka shkruar Alban Skënderaj në InstaStory.

Foto: Alban Skënderaj/InstaStory

Coronavirusi përndryshe sipas mediave të huaja thuhet se deri më tani ka marrë jetën e mbi 2872 njerëzve në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori