LAJMI I FUNDIT:

Mbappe zbulon një prapaskenë interesante: Prindërit nuk më lejuan t’i bashkohesh akademisë së Chelseat

Mbappe zbulon një prapaskenë interesante: Prindërit nuk më lejuan t’i bashkohesh akademisë së Chelseat

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur për historinë e tij të kaluar me Chelsea sa ishte një fëmijë.

Mbappe po tërhiqte vëmendjen nga klubet më të mëdha kur ishte vetëm 11 vjeç, duke rënë edhe në radarin e Chelseat.


Megjithatë, edhe pse kjo gjë pritej të ndodhte, ishin prindërit e francezit që e ndaluan atë t’i bashkohet klubit londinez.

Kylian Mbappe shkruan letër për eksperiencën që e kishte në Real Madrid kur ishte 14 vjeç – nuk e harron asnjëherë takimin me Zidanen
Lexo po ashtu Kylian Mbappe shkruan letër për eksperiencën që e kishte në Real Madrid kur ishte 14 vjeç – nuk e harron asnjëherë takimin me Zidanen

“Nëse nuk jeni unë, nuk mund ta kuptoni këtë. Por, për shembull, kur isha 11 vjeç, unë u detyrova të shkoj në Londër për disa ditë për t’u stërvitur me ekipin e të rinjve të Chelseat. Isha aq i ngazëllyer dhe i tronditur sa nuk doja t’iu tregoja as miqve të mi të lagjes, se ku po shkoja”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Unë nuk kisha telefon, kështu që i kërkova babait tim të ma jepte atë dhe u tregova atyre fotografitë që bëra. Kjo është kur ata më në fund më besuan. Por, gjëja e rëndësishme ishte që ata nuk ishin xhelozë. Ata ishin thjesht të mahnitur”.

“Pas asaj përvoje në Chelsea, unë u luta prindërve të mi që të më lejonin të largohesha nga Bondy dhe të shkoja diku në një klub të madh. Por, ju duhet të kuptoni nënën dhe babanë tim”.

McManaman: Mbappe do ta kishte ndikimin e njëjtë te Reali sikurse Ronaldo
Lexo po ashtu McManaman: Mbappe do ta kishte ndikimin e njëjtë te Reali sikurse Ronaldo

“Ata donin që unë të qëndroja në shtëpi në mënyrë që të bëhesha fëmijë dhe të jetoja një jetë normale”.

“Unë nuk e kuptoja atë kohë, por në të vërtetë ishte gjëja më e mirë për mua, sepse mora shumë mësime që nuk do t’i kisha mësuar kurrë në një akademi”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori