LAJMI I FUNDIT:

McManaman: Mbappe do ta kishte ndikimin e njëjtë te Reali sikurse Ronaldo

McManaman: Mbappe do ta kishte ndikimin e njëjtë te Reali sikurse Ronaldo

Legjenda angleze, Steve McManaman ka thënë se Kylian Mbappe është i aftë të bëjë të njëjtin lloj ndikimi në Real Madrid me atë që dikur shijohej nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Spekulimet lidhur me një kalim në Spanjë për sulmuesin e Paris Saint-Germain nuk ndalen tash e një kohë.


Fituesi i Kupës së Botës me Francës sigurisht i përshtatet ‘Galacticos ’ dhe ka ende shumë mundësi për të kryer transferimin e tij në Bernabeu.

Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin
Lexo po ashtu Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin

Reali do të mirëpresë mundësinë e transferimit të tij dhe McManaman mendon se ai do ta kishte ndikimin e njëjtë në klubit, sikurse Ronaldo.

Ronaldo dhe Mbappe

“Mendoj se ai do të kishte të njëjtin ndikim. Mendoj se ai është superylli i ardhshëm botëror, tani kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po vijnë në fund të karrierës së tyre”, ka thënë fillimisht McManaman për HorseRacing.net.

“Kylian Mbappe është një lojtar i ri, ai është shumë, shumë emocionues dhe mendoj se ai e ndjen lidhjen që të jetë superylli i ardhshëm”.

Mbappe ia ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron vetëm Real Madridin
Lexo po ashtu Mbappe ia ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron vetëm Real Madridin

“Real Madridi e ka pikasur atë, apo jo? Ata e dinë se në mënyrë të mençur për marketing ata mund të fitojnë shumë para dhe gjithçka ka të bëjë me sa do të kushtonte ai nëse do ta merrnin, sa do të jenë pagat e tij dhe nëse do mund ta përballojnë”.

“Mendoj se ai me siguri mund të ketë atë lloj ndikimi si Ronaldo, vetëm se Reali do të duhet të ketë kujdes me numrat financiar sepse mund të ketë problemet e njëjta me të cilat aktualisht po përballet Manchester City”.

“Ju thjesht nuk mund të keni kaq shumë yje në një ekip dhe gjithçka të jetë absolutisht mirë. Pastaj shtoni një lojtar tjetër i cili me siguri do të eklipsojë të gjithë”.

PSG i ofron kontratë marramendëse Kylian Mbappes për të shmangur largimin
Lexo po ashtu PSG i ofron kontratë marramendëse Kylian Mbappes për të shmangur largimin

“Do të jetë interesante të shihet nëse ata mund ta kompletojnë transferimin”, përfundoi ish-anglezi i Realit.

Ndryshe, Mbappe e ka rritur më tej reputacionin e tij këtë sezon duke shënuar 24 herë në 29 paraqitje apo 84 gola në 116 paraqitje totale me PSG-në. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori