LAJMI I FUNDIT:

PSG i ofron kontratë marramendëse Kylian Mbappes për të shmangur largimin

PSG i ofron kontratë marramendëse Kylian Mbappes për të shmangur largimin

Kylian Mbappes është gati t’i ofrohet një kontratë në vlerë prej 41 milionë funte (49.3 milionë euro) në vit nga Paris Saint-Gerimain në mënyrë që të largojë interesin nga Real Madridi.

Los Blancos vazhdojnë ta ndjekin yllin francez dhe çudia më e fundit është se presidenti i klubit, Florentino Perez, dëshiron ta nënshkruajë atë në vitin 2021, atëherë kur lojtari do të ketë vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale në Parc des Princes.


Dhe në mënyrë që 21-vjeçari të qëndrojë te PSG, klubi thuhet se është i përgatitur t’i ofrojë atij super-kontratë me një rrogë më të lartë se dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mbappe ia ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron vetëm Real Madridin
Lexo po ashtu Mbappe ia ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron vetëm Real Madridin

Mbappe aktualisht merr 375 mijë funtesh apo 451 mijë euro në javë, por nëse ai nënshkruan marrëveshjen që thuhet të jetë në tavolinë, ai do të jetë merr një pagë të çmendur javore prej 750 mijë funtesh apo 902 mijë euro në javë.

Mbappe do bëhej lojtari më i paguar në botë

Kjo pagë e yllit francez do të eklipsonte 600 mijë funtet në javë që fiton Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë.

Oferta e propozuar e kontratës do të paraqitet para Euro 2020, ku ai shpreson të udhëheqë Francën drejt lavdisë ndërkombëtare, pas triumfit në Kupën e Botës 2018.

Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin
Lexo po ashtu Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin

Me kontratën e re, Mbappe do të fitonte 1.58 euro në sekondë, 136 mijë euro në ditë, 4.1 milion euro në muaj apo 49.3 milionë euro në vit.

Ndryshe, Mbappe ka plot 23 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat dhe është gjithmonë objekt spekulimesh në lidhje me të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori