LAJMI I FUNDIT:

Veseli për taksën: Kurti me veprimin e fundit po del që është i padijshëm, i dobët dhe mashtrues

Veseli për taksën: Kurti me veprimin e fundit po del që është i padijshëm, i dobët dhe mashtrues

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kurti duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

“Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët”, ka shkruar Veseli.


Sipas tij, Kurti është i padijshëm, i dobët, dhe mashtrues.

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

“E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, Kurti gjatë një konference për media ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kurti, ka deklaruar se me 15 mars do ta largojë pjesërisht taksën, ndërkaq nëse Serbia ndalë e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jo tarifore me Kosovën, atëherë nga një prilli do të hiqet taksa 100 për qind.

Sipas tij nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Lajme
Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

Politikë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori