LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj për Kurtin: Për të ardhur në pushtet e zhveshi vetën dhe partinë, tani për ta ruajtur pushtetin po e zhveshë Kosovën

Molliqaj për Kurtin: Për të ardhur në pushtet e zhveshi vetën dhe partinë, tani për ta ruajtur pushtetin po e zhveshë Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që taksa 100 për qind të largohet më 15 mars vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Molliqaj ka thënë se për të ardhur në pushtet, Kurti dhe VV-ja e zhveshën vetën nga çdo parim e projekt politik, duke shtuar më tej se ata hoqën dorë nga çdo kauzë mbi të cilën u ndërtuan e nga çdo premtim madhor që e kishin bërë.

“Por s’mjaftoi ardhja në pushtet. Tash Kurti don që ta mbajë pushtetin me çdo kusht. E për ta mbajtur pushtetin, ka filluar ta zhveshë Kosovën nga çfarëdo pozicioni i drejtë e i volitshëm negociues. Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës e Serbisë. Sepse nga projektet e tij tashmë është zhveshur. Kurti po e heqë taksën veç për shkak të presionit që po i bëhet karriges së tij të Kryeministrit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, përcjell Telegrafi.


Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Më tej ai ka pohuar se Kurti  po e heq taksën  pas kërkesës që vjen nga Serbia.

“Kurti po e heq taksën – kërkesë kjo që vjen nga Serbia – jo për të zbatuar një plan alternativ; jo për të vendosur reciprocitetin që e premtoi; as për të zhvilluar një dialog të ri, në baza të reja e me plan të ri. Kurti po e heq taksën sepse i është nënshtruar tërësisht projektit të vjetër negociues me Serbinë; sepse i është nënshtruar çfarëdo projekti që i ofrohet e që ia ruan pushtetin. Sot po e shohim se si ai edhe luftën me Thaçin, nuk e kishte pasur kurrë si luftë kundër projektit të tij, por si luftë për të zënë vendin e tij – por që në fund përfundoi duke i shkuar prapa i zhytur tërësisht në projektin e Thaçit”, vijon shkrimi i tij.

Molliqaj ka kritikuar Kurtin duke thënë se për të gjithçka është pazar.

“Gjithçka qenka në pazar për Kurtin – ashtu siç ishte edhe për të tjerët para tij. E vetmja gjë e rëndësishme për të mbeti imazhi. Imazhi i një politikani gjoja ndryshe nga të tjerët. Prandaj krejt çka do të bëjë Kurti janë simbolikat që e ruajnë imazhin e tij, dhe kompromiset e dëmshme që ia ruajnë pushtetin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Lajme
Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

Politikë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori