LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku vazhdon paraqitjet provokuese, nuk kursehet as në super market

Morena Taraku vazhdon paraqitjet provokuese, nuk kursehet as në super market
Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka qenë në fokusin e mediave për paraqitjet e saj të fundit në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi disa imazhe të reja, duke treguar pamjen e saj të re prej biondeje me flokë të gjata.


Të enjten, Taraku ndau me ndjekësit një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej duke pozuar me veshje sportive në super-market.

Teksa vinte në pah linjat atraktive, Morena shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Biondja juaj e preferuar”.

Ndërkohë, ajo publikoi për ndjekësit edhe disa imazhe të tjera nga palestra, ku ndër të tjerash shihej duke treguar tatuazhin e saj te pjesa e këmbës.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Paraqitjet provokuese të Morenës komentohen shumë nga ndjekësit e saj, të cilët janë plot një milion sosh vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/