LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para mediave ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kurti ka njoftuar se nga 15 marsi tarifën 100 për qind do ta largojë vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai ka treguar se si do të veprojë pas 15 marsit, kështu duke i vendosur kushte shtetit serb dhe Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.


1. Si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

2. Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh.

3. Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

4. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike.

5. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

6. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jobashkëpunuese në proces.

7. Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, largimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercrgovina e ka kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hoti, ka pohuar se tarifa duhet larguar dhe duhet të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, largimin e taksës e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell ka thënë se taksa duhet larguar dhe nuk duhet vendosur reciprocitet.

Taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ishte vendosur gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, në nëntor të vitit 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme

"Më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut” - Rama, qytetarëve: Mbylljani derën në zgjedhje këtij llumi e këtyre shpifësve

Lajme

"Familja është faktori vendimtar për zhvillimin e shoqërisë"- Koalicioni për Familjen nis fushatën zgjedhore

Lajme
Kurti: Observatori në Rashincë është një hapësirë frymëzimi për shkencëtarët e rinj dhe të apasionuarit e universit

Kurti: Observatori në Rashincë është një hapësirë frymëzimi për shkencëtarët e rinj dhe të apasionuarit e universit

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori