LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë rrugore

Policia e Kosovës merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë rrugore

Në konferencën ndërkombëtare për sigurinë rrugore e cila po mbahet në Tiranë, po marrin pjesë përfaqësues të niveleve të larta nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe përfaqësues të lartë nga Policia e Kosovës.

Viti 2020 është shpallur si “viti i sigurisë rrugore” në Shqipëri dhe përmes kësaj konference ndërkombëtare synohet përmirësimi i vazhdueshëm i perimetrave të sigurisë rrugore, përmes ndryshimeve të nevojshme dhe hartimit të projekteve të rëndësishme që ndikojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Një kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojave trajnuese dhe patrullimeve të përbashkëta policore në Shqipëri.


Policia e Kosovës vazhdon ta ketë ndër prioritetet kryesore sigurinë në trafikun rrugor, ku në Planin Zhvilli mor Strategjik 2016-2020, sigurinë e ka të përfshirë në objektivin e parë strategjik, ofrimi i sigurisë publike dhe forcimi i besimit të qytetarëve, konkretisht në objektivin e dytë specifik ngritja e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia e Kosovës objektivat e saj strategjike i ka të harmonizuara edhe me strategjitë e qeverisë dhe institucioneve tjera që kanë të bëjnë me fushën e trafikut, përmes të cilave synohet ngritja e mëtejme e nivelit të sigurisë rrugore.

Në këtë konferencë ndërkombëtare u zotua për bashkëpunim të gjerë ndërmjet institucioneve dhe agjencive pjesëmarrëse.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori