LAJMI I FUNDIT:

BDI: Për shkak të coronavirusit, do t’i kufizojmë aktivitetet partiake

BDI: Për shkak të coronavirusit, do t’i kufizojmë aktivitetet partiake

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp tha se ata do t’i kufizojnë aktivitetet dhe takimet me qytetarët, për shkak të situatës në vend të krijuar pas përhapjes së coronavirusit.

Osmani ju bëri thirrje edhe partive tjera që t’i reduktojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“BDI ka vendosur që ta adapton fushatën e vetë zgjedhore me zhvillimet e fundit në aspektin e shëndetit publik të njerëzve pas konfirmimit te rastit të parë të pacientit të infektuar me virusin korona në vend që dhe rekomandimet e organizatës botërore shëndetësore por edhe institucioneve vendore për të pasur kujdes me aktivitetet të cilat mund të zgjerojnë ose të risin përhapjen e këtij infeksioni ose kësaj sëmundje të qytetarëve me qëllim të mbrojtjes së interesit ose shëndetit të njerëzve, prandaj BDI në këtë periudhë përderisa janë në fuqi këto rekomandime të OBSH dhe institucioneve do të kufizoj aktivitetet e para fushatës zgjedhore në aspekt të takimeve që kishim paralajmëruar dhe paracaktuar me njerëz me aktivist me qytetarë nëpër vende të ndryshme
me qëllim të kufizimit mundësisë për zgjerimin e sëmundjes”.

“Natyrisht se Sekretariatet po i ndjekim me vëmendje të gjitha këto rekomandime dhe rekomandimet e institucioneve dhe i informojnë aktivistët por edhe shtabet tona në vend që ti adaptohen këtyre rrethanave të reja duke u nisur nga parimi se paniku është e pa nevojshme dhe e dëmshme dhe se nuk ka një arsye të tillë për shkak se janë të ndërmarra të gjitha masat për parandalimin dhe për mitigimin e pasojave të sëmundjes por kujtoj se është e nevojshme që partitë politike të reflektojnë tani me aktivitetet e tyre mos të shtojnë rrezikun nga përhapja e kësaj sëmundje dhe duam që nga këtu të ftojmë partitë politike tjera që të adaptojnë fushatat e tyre dhe mos ti ekspozojmë qytetarët në rrezik të pa nevojshëm”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori