LAJMI I FUNDIT:

Surroi përkrah Kurtin: Këmbimi i letrave Thaçi-Rasmussen është marrëveshje ndërkombëtare

Surroi përkrah Kurtin: Këmbimi i letrave Thaçi-Rasmussen është marrëveshje ndërkombëtare

Publicisti, Veton Surroi ka përkrahur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, në lidhje me letër-këmbimet e publikuara të cilat ishin bërë mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, duke e cilësuar këtë letër-këmbim si marrëveshje.

Surroi përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe të tilla si kjo do të duhej të ratifikohen në Kuvend.

“Këmbimi i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s Rasmussen ka karakterin kontraktues ndërkombëtar, pra është marrëveshje. Marrëveshjet ndërkombëtare, si obligim kushtetues, duhet të ratifikohen në Kuvend. Kushtetuta garanton që asnjë individ nuk mund të marrë obligime në emër të Kosovës pa miratimin parlamentar dhe shkelja e kësaj garancie është shkelje kushtetuese”, shkruan Surroi.


Ai tutje shkruan se Kushtetuta është bërë falë ndërhyrjes së NATO-s, dhe se respektimi i saj është shenjë respekti edhe për NATO-n, ndërsa injorimi i procedurave kushtetuese është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit.

“Kushtetuta e vendit është sajuar në masë të madhe falë ndërhyrjes së NATO-s dhe shteteve të fuqishme të saj , duke e çliruar Kosovën dhe mbështetur procesin e pavarësimit të saj. Respektimi i Kushtetutës së vendit është gjithashtu shenjë e madhe respekti ndaj NATO-s. Dhe e kundërta: injorimi i procedurave kushtetuese apo shkelja e drejtpërdrejtë e saj është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit”, thotë Surroi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë së mërkurës ka bërë publike një letër-këmbim mes presidentit, Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se, përmes kësaj marrëveshje kryeministri i atëhershëm Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori