LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan, Mike Pompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë

Sekretari amerikan, Mike Pompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për ta forcuar të ardhmen prosperuese, duke avancuar drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Pompeo në një postim në Twitter tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën.

“I kënaqur që u takova me presidentin sot në Washington. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën dhe përpjekjet për të forcuar të ardhmen prosperuese të Kosovës, duke avancuar drejt normalizimit me Serbinë”.



Ndërkaq, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, në një postim në Twitter tha se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sipas njoftimit për media, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Kosovës në Uashington ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori