Rasti i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, ofroi të dhëna se si po përhapet coronavirusi, dhe sugjeroi pse mund të jetë e vështirë të ndalet.
Një grua 20-vjeçare kineze nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit të coronavirusit, udhëtoi 675 km në veri për në Anyang, ku infektoi pesë të afërm, pa treguar kurrë shenja infeksioni, njoftuan shkencëtarët kinezë, duke ofruar prova të reja se virusi mund të përhapet në mënyrë asimptomatike, transmeton Telegrafi.
Studimi i rastit, botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, ofroi të dhëna se si po përhapet koronavirusi, dhe sugjeroi pse mund të jetë e vështirë të ndalet.
“Shkencëtarët kanë pyetur nëse mund ta keni këtë infeksion dhe të mos jeni i sëmurë? Përgjigja është me sa duket, po,” tha Dr. William Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
Kina ka raportuar gjithsej 75.567 raste të virusit të njohur si COVID-19 tek Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përfshirë mbi 2.700 vdekje, dhe virusi tashmë është përhapur në mbi 26 vende dhe territore jashtë Kinës.
Sipas raportit të doktor Meiyun Wang të Spitalit Popullor të Universitetit Zhengzhou dhe kolegëve të saj, gruaja udhëtoi nga Wuhan në Anyang më 10 janar dhe vizitoi disa të afërm. Kur filluan të sëmuren, mjekët izoluan gruan dhe e testuan atë për coronavirus. Fillimisht, gruaja e re testoi negativ për virusin, por një test vijues ishte pozitiv.
Të pesë të afërmit e saj zhvilluan pneumoni COVID-19, por që nga ajo kohë, gruaja e re ende nuk kishte zhvilluar ndonjë simptomë, CT e saj në gjoks mbeti normale dhe ajo nuk kishte ethe, stomak apo simptoma të frymëmarrjes, siç është kolla ose dhimbja e fytit .
Shkencëtarët në studim thanë nëse gjetjet përsëriten, “parandalimi i infeksionit COVID-19 mund të jetë sfidues”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili është objektivi i radhës i Rusisë?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë