LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia botërore pritet të preket nga pasojat e Coronavirusit

Ekonomia botërore pritet të preket nga pasojat e Coronavirusit

Bursat në të gjithë botën po shënojnë rënie pasi numri i rasteve të Coronavirusit është rritur veçanërisht shumë në Itali dhe Korenë e Jugut, duke vendosur edhe dy ekonomi të tjera në rrezik nga një virus që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme deri më tani në Kinë.

Në Korenë e Jugut, indeksi Kospi, shënoi rënie prej rreth 3.9 për qind, e që është dita më e keqe e saj që nga tetori 2018, pasi rastet e Coronavirusit në vend shkuan në mbi 600.

Në Itali, indeksi kryesor shënoi rënie prej më shumë se 4 për qind në hapje të bursave, pasi numri i rasteve atje kaloi 150 dhe autoritetet nisën mbylljen e shkollave dhe muzeve në disa pjesë të vendit, përcjell TCH.

Bursat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu shënuan rënie. Një numër në rritje kompanish, po paralajmërojnë se Coronavirusi do t’i pengojë ato të arrijnë objektivat e parashikuara të shitjeve apo fitimeve për tre muajt e parë të vendit.

Kërkesa e reduktuar për mallra dhe shërbime, dhe mbyllja e fabrikave në kinë, pritet po ashtu të gjunjëzojnë ekonominë botërore dhe të rëndojnë shumë tek tregtia në një kohë kur Japonia dhe gjermania po shkojnë drejt recesionit. Rritja e numrit të rasteve në Itali dhe Koreja e Jugut, ekonominë e tetë dhe të dymbëdhjetë në botë, rrit akoma më shumë frikën e një pandemie dhe rrezikun për investitorët.

Të hënën, investitorët në botë shitën aksionet dhe iu drejtuan parajsave të sigurta, si ari, çmimi i të cilit shënoi një rritje të menjëhershme. Në anën tjetër çmimi i naftës u prek si pasojë e frikës së një aktivitet ekonomik i reduktuar do të prekë edhe kërkesën për naftë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita

"Trepça" kërkon kthimin e pronave të paluajtshme, jep afat 30 ditë

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori