LAJMI I FUNDIT:

Gjest primitiv i kryeministres serbe, preu foton me kryeministrin e Kosovës

Gjest primitiv i kryeministres serbe, preu foton me kryeministrin e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka bërë disa postime në Twitter nga Londra, ku u mbajt Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Por ajo që ra në sy në njërin prej tyre shefja e ekzekutivit serb e kishte prerë foton në mënyrë të tillë që aty të mos shihej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Gjatë Samitit, Kurti dhe Bërnabiç ishin ulur afër njëri-tjetrit dhe këtë e treguan fotot e publikuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Kjo është fotoja të cilën e preu kryeministrja serbe

Kurti njoftoi disa ditë më parë se qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë.

Parimet e reciprocitetit, sipas tij, do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA).

“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, ishte deklarata e kryeministrit Kurti, që nuk sqaroi nga ana tjetër sesa kohë do t’i duhet saktësisht Prishtinës deri në heqjen e tarifës.

Paralajmërimet e Kurtit për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit, erdhën pavarësisht se të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin. /tch/

Video-kronikën ndiqeni duke klikuar KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori