LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck e vlerëson rolin e ish – të dashurës së tij, Jennifer Lopez në “Hustlers”, thotë se e meritonte një çmim në “Oscars 2020”

Ben Affleck e vlerëson rolin e ish – të dashurës së tij, Jennifer Lopez në “Hustlers”, thotë se e meritonte një çmim në “Oscars 2020”

Aktori Ben Affleck ka folur së fundmi për ish-të dashurën e tij, Jennifer Lopez, duke thënë se ajo duhej të nominohej për një çmim për rolin e saj si striptizere në “Hustlers” në ceremoninë “Oscars 2020”.

Affleck, 47, dhe Lopez, 50, ishin të fejuar me njëri-tjetrin, por e ndaluan dasmën e tyre në janar 2004.


I njëjti në një intervistë me Brooks Barnes të ‘New York Times’ ka folur gjerësisht për marrëdhëniet e tij të kaluara dhe për karrierën në Hollywood.

Ben Affleck dhe ish-e fejuara e tij, Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

Pas publikimit të artikullit, Barnes shkoi në Twitter për të ndarë disa nga citimet e tij të preferuara nga intervista me Affleck.

“Ajo duhet të ishte nominuar. Ajo është gjëja e vërtetë. Unë mbaj herë pas herë kontakte me të dhe kam shumë respekt. Sa e mrekullueshme është ajo që kishte tani filmin më të madh në 50 vjet”, ka thënë mes tjerash në postimin e publikuar në Twitter.

Lopez ishte nominuar për çmime të panumërta për rolin, përfshirë aktoren më të mirë në të dy ceremonitë ‘Golden Globes” dhe “Screen Actors Guild”.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images/Guliver)

Në një intervistë tjetër me ‘New York Times’, Affleck u hap për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, teksa martesës i dha fund në muajin 2018.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të divorcohem. Nuk doja të divorcohesha. Nuk doja të isha një person i divorcuar. Në të vërtetë nuk doja të isha një familje e ndarë me fëmijët e mi. Dhe kjo më shqetësoi sepse do të thoshte se nuk isha ai që mendoja se isha. Dhe kjo ishte aq e dhimbshme dhe aq zhgënjyese për veten time”, tha Ben Affleck.

“Divorci është shumë i dhimbshëm edhe alkoolizmi është shumë i dhimbshëm. Ata thjesht janë. Nëse ka diçka që fëmija juaj po vuan, kjo është një nivel dhimbjeje që nuk kapet lehtë, nuk falet lehtë, nuk harrohet lehtë. Dhe është e vështirë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Ben Affleck dhe Jennifer Garner (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori