Coronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish në pothuajse gjithë botën. Megjithëse deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus, Klinika Infektive në QKUK, ka marrë masat e nevojshme për t’u përballur me situatën.
Infektologu, Valbon Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se tashmë kanë krijuar një hapësirë të veçantë ku do të trajtohen personat, në rast se preken nga ky virus.
“Është e vërtetë se tashmë Coronavirusi është shpall emergjencë botërore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shumë vende janë prekur nga ky virus duke përfshirë edhe vendet evropiane, edhe Kosova nuk mund të jetë e kursyer nga prekja eventuale e këtij virusi. Klinika Infektive ka një traditë të gjatë në mjekimin dhe trajtimin e të sëmurëve në rrugët e frymëmarrjes edhe Coronavirus është një virus i cili po shkakton infeksione të rrugëve respiratore. Dhe masat e përgjithshme të cilat ndërmerren janë pak a shumë të ngjashme sikurse me viruset tjerë. Ne si Klinikë Infektive kemi pasur disa raste të dyshimta dhe i kemi menaxhuar mjaft mirë dhe fatmirësisht ato tri raste të cilat janë testuar për këtë grip kanë dalë negativ, pra nuk kanë qenë të prekur nga Coronavirusi”, ka thënë Krasniqi.
Infektologu bëri të ditur se e kanë të gatshëm planin e gatishmërisë.
“Është caktuar reparti i ashtuquajtur i izolimit ku eventualisht këta pacientë do të trajtoheshin, pastaj janë siguruar pajisje mbrojtëse personale për personelin shëndetësorë të cilët do të punojnë me këta të sëmurë dhe po ashtu mjetet e tjera për pacientët duke përfshirë edhe terapinë aktuale që e kemi. Një gjë e mirë është që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga ky muaj është pajisur edhe me testet e nevojshme, pra çdo pacient që vjen me simptomat e gripit dhe i dyshimtë për virus, testet mund të bëhen dhe të kemi rezultatet brenda ditës”, pohoi ai.
Më tej, ai bëri të ditur se simptomat e Coronavirusit janë sikur të gjitha gripat tjera, duke prekur rrugët e frymëmarrjes.
“Simptomat sikur të gjitha gripat tjera i prekin kryesisht rrugët e frymëmarrjes dhe mund të fillojnë me temperaturë të lartë trupore, kollitje, teshtitje pastaj kollitja mund të jetë shumë e ashpër, disa ditë mund të ketë edhe simptoma tjera si dhimbje e nyjave, e të tjera por dominojnë simptomat e rrugëve të frymëmarrjes”, theksoi ai.
Infektologu tha se virusi përhapet përmes rrugëve ajrore.
“Njerëzit e sëmurë përmes kollitjes dhe teshtitjes e përhapin virusin. Ky përhapet përmes rrugëve ajrorë. Ju mund të keni virusin në trup dhe për dy javë të mos e dini që jeni i sëmurë”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës, infektologu përmendi disa nga masat mbrojtëse për të parandaluar këtë virus.
“Masat mbrojtëse janë të përgjithshme dhe specifike. Të përgjithshme, njerëzit duhet të shmangin kontaktin me personat që kanë simptomat e gripit, ose të evitojnë prekjen e hundës gojës me duar, të lajnë duart sa më shpeshtë. Të shmangin takimet me njerëz”, ka potencuar ai.
Në fund, Krasniqi bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë 21 infektologë dhe kanë një staf me më pak së 100 infermiere. Gjithashtu, ai tha se në këtë Klinikë kanë 130 shtretër dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për të menaxhuar situatën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze